Lajme

Thaçi: Të gjithë ndërkombëtarët në mbështetje të një marrëveshje Kosovë-Serbi

Në konferencën për media që po mbahet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u theksuar se gjatë vizitës në SHBA është marrë edhe mendimi i presidentit Trump për dialogun Kosovës Serbi.

Sipas Thaçi, përveç me Trump është biseduar edhe me autoritetet tjera evropiane dhe të gjithë janë në mbështetje të arritjes së një marrëveshje Kosovës Serbi.

“…për të gjitha këto gjëra, kemi diskutuar me të gjitha autoritetet dhe i kemi informuar me pozicionin e Kosovës. Sa i përket dialogut kemi biseduar me të gjitha autoritetet që kemi takuar, që nga takimi me Trump dhe të gjitha autoriteteve evropiane, të gjitha janë në mbështetje të arritjes së një marrëveshje Kosove-Serbi.” ka thënë Thaçi.

Thaçi tha se të këta të fundit, është përcjellë edhe kërkesa e Preshevës dhe Bujanocit që të bashkëngjiten në territorin e Kosovës.

“Kam përcjellë kërkesën legjitimi të Preshevës dhe Bujanocit të bashkëngjiten në territorin e Kosovës. Pritet po ashtu edhe njohja e plotë Kosovë-Serbi.” ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës nuk ka lënë pa përmendur edhe formimin e ushtrisë, duke cekur se tashmë është faza finale dhe nevojitet një unitet i spektrit politik për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button