Thaçi thotë se do ta marrë Luginën, por nuk tregon se çka do t’i jap në këmbim të Serbisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do që t’ia marrë Serbisë komunat me shumicë shqiptare: Medvegjën, Bujanoci dhe Preshevën, e t’ia bashkojë ato, siç tha me kërkesë të liderëve shqiptarë atje, Kosovës në kuadër të korrigjimit të kufirit me shtetin serb.
Këtë kreu i shtetit kosovar bëri të ditur r sot në një debat publik me pjesëtarë të shoqërisë civile, si dhe mediave, të ftuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën : “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, e ku Thaçi ka folur rreth idesë së tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, si pjesë të marrëveshje përfundimtare me këtë në fund të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që mbahet në Bruksel.
Thaçi ka nisur debatin me mediat dhe shoqërinë civile me lëvdata për shoqërinë civile, duke thënë se është krenar me angazhimin aktiv të saj në procese të rëndësishme për Kosovën. Por në pyetjet që patën pjesëtarët e saj, si dhe ata të mediave, presidenti nuk dha asnjë përgjigje konkrete në atë se çka do të jap Kosova në këmbim të komunave me shumicë shqiptare të Serbisë, Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën të cilat ai thotë se synon t’ia bashkojë Kosovës.
Interesi i të gjithëve, sipas tij, është konsolidimi i shtetit të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, e që sipas tij do të thotë njohje e plotë e shtetit të Kosovës dhe përhapja e sigurt e perspektives për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. NATO, tha se për Kosovën do të thotë paqe e qëndrueshme, e Bashkimi Evropian do të thotë jetë paqe e jetë me prosperitet dhe me dinjitet.
Që të dyja këto, e shumë procese tjera me rëndësi për Kosovën nuk mund të arrihen pa marrëveshjen me Serbinë, për të cilën tha se është krijuar momentumi i duhur.
“Po ashtu si e kam bërë të qartë në samitin e Sofias aspiratën e Kosovës, dhe si na është bërë edhe neve të qartë në samitin e Sofias nga miqtë e Bashkimit Evropian dhe vendeve perëndimore. Kusht thelbësor për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian është ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore, apo aktualisht agjenda e Bashkimit Evropian është modernizimi dhe formimi i Bashkimit Evropiane dhe pastaj zgjerimi që do të merr vendet pa bartur problemet lokale e ballkanase. Cilat janë ato probleme të gjithë e dimë. Si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi me Shqipërinë dhe Maqedoninë si vend fqinje. Na mbetet të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore ehe me Serbinë prandaj jemi angazhuar në dialog me Serbinë që sa vite, Pa nënshkruar marrëveshjen e madhe histerike mes dy shteteve. Pa marrëveshjen historikë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit është krijuar një momentum po zitiv edhe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë. Vëmendja e Bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar në arritjen e një marrëveshje finale ashtu si kurrë më parë. Këtë mund ta keni vërejtur edhe në qëndrimet e departamentit të shtetit amerikan ku përmendet qartë vendosmëria për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo qoftë në raportimet për bisedat e presidentit Trump dhe kancelares Merkel, apo shkrimet në mediat botërore”, ka thënë Thaçi.
Kjo marrëveshje sipas presidentit të vendit duhet të arrijë në fazën e dakordimit qysh para zgjedhjeve të reja në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm. Ndryshe, sipas Thaçit, fokusi dhe vëmendja e BE-së dhe botës ndaj Kosovës do të zbehet dhe do të bie në pozicion më poshtë se që është.
Presidenti duke shpalosur pikëpamjet e tij, ka paraqitur edhe katër pika të cilat sipas tij e përbëjnë fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur në vitin 2011 dhe po lehtësohet nga Brukseli zyrtar.
Sipas tij marrëveshja finale, duhet të përfshijë edhe korrigjimin e kufijve me Serbinë.
“Së pari ne si Kosovë synojmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e jo një tjetër marrëveshje kalimtare e cila vetëm sa i shtynë gjërat për disa vite. Së dyti për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është njohja formale dhe reciproke në mes të shtet të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Së treti ne synojmë me të drejtë që përmes kësaj marrëveshje dhe njohjes formale mes Kosovës de Serbisë të na hapet mundësia të bëhemi shtet anëtarë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe pastaj të bëhemi anëtare e Këshillit të Evropës, OSBE-së, paktit të NATO-s dhe të ofrohet një vend anëtarësimi në Bashkim Evropian. Së katërti njohja reciproke në mes të shteteve të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve të korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti.
Ai ka mohuar zërat se korrigjimi i kufijve do të përfshijë edhe veriun e Kosovës, apo ndarje a shkëmbim të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse pohoi se demarkimi me shtetin serb do të prek 400 kilometra të kufijve me të.
“E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës, nuk do të ketë Srpska Republikë në Kosovë, e kam hënë edhe më parë dhe do ta them përsëri për liqenin e Gazivodës apo territorin e Kosovës. Më lejoni të elaborojë këtë më tutje. Ka zëra që korrigjimi i kufijve Kosovë dhe Serbi do të thotë konflikt, kjo është absurditet. Në fakt është e kundërta. Ky proces do të shënonte fundin e konflikti të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftëra në mes të Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar”, ka thënë Thaçi.
Një ndër modelet që presidenti kishte përmendur si potencial për t’u ndjekur për korrigjimin e kufirit me Serbinë, është marrëveshja e vitit 2016 e arritur mes Belgjikës dhe Holandës. Të dyja shtetet ishin pajtuar që të korrigjojnë kufijtë pasi një trup i pajetë ishte gjetur në një lum mes dy vendeve. Në paqartësi rreth juridiksionit për të kryer obduksionin e trupit kishte lindur nevoja që të ndryshohen kufijtë dhe të caktohet juridiksioni secilit shtet mbi territorin e caktuar.
Thaçi i pyetur nga KosovaPress për arsyet pse ka përmendur këtë model dhe nëse ai është më i përshtatshmi për Kosovën dhe Serbinë ka thënë se nuk ka vend në rajon që ka më tepër paqartësi rreth juridiksionit se sa Kosova dhe Serbia, që kanë jashtëzakonisht paqartësi të tilla.
Veriu i vendit konsiderohet si pjesa më problematike e vendit, e banuar me shumicë serbe, në këtë drejtim në Kosovë.
Por Thaçi insistoi në atë se ai nuk po flet për veriun kur përmend korrigjimin e kufirit dhe se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
I pyetur nëse Serbia ndërkaq do të pranojë që t’ia jap Kosovës Luginën, pa marrë asnjë pjesë të territorit të Kosovës, Thaçi nuk ka dhënë përgjigje konkrete, e as nuk ka treguar se çka i është premtuar Serbisë vetëm ka thënë se korrigjimi me Serbinë nuk rrezikon asnjë vend në rajon e në botë.
“Mendoj që më së paku ne duhet të shqetësohemi se për çka shqetësohet dhe të mërzitemi për çka mërzitet Serbia apo se, siç po dëgjojë në opinione, se nëse ndodh korrigjimi çka o të ndodh në këtë vend, në këtë hapësire dhe në këtë pjesë të botës. Po e them sinqerisht do të isha shumë i lumtur sikur vendi të ishte katalizator i zhvillimeve globale por nuk jemi. Dëgjojë se nëse ndodh korrigjimi dhe hapet tema e Medvegjës dhe Bujanocit hapet tema e Krimesë, zhvillimeve në Ukrainën…Po e them edhe diçka Kosova nuk është gardianë i paqes në Ballkanin Perëndimor, është katalizator. Të tjerët janë, gardianë të paqes edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vende tjera, dhe krahasimi me Bosnjës është plotësisht i paqëndrueshëm”, ka thënë ai.
Duke elaboruar tutje, insistimin e tij për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, për të cilën thotë se duhet të ketë unitet dhe pajtim politik, dhe e cila në fund do ë votohet përmes një referendumi nga vetë qytetarët e Kosovës, Thaçi ka thënë se marrëveshja është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e Kosovës nga Serbia dhe Rusia që po përdor veton kudër Kosovës në Këshill të Sigurimit. Si dhe një garancë për njohje të cilën askush nuk ka arritur të ia sjellë Kosovës nga Serbia, as vetë ambasadorët të cilëve ai iu drejtua gjatë debatit të sotëm.
“Ma thuani ju që jeni këtu sot ose dikush, prej kritikëve të këtij procesi, si do të mund ta bindim ne Rusisë qe të heq veton për tu anëtarësuar Kosova në këshillin e Sigurimit pa një marrëveshje Kosovë-Serbi? Deri tash askush nuk ka mund ta bind. Askush. Por një marrëveshje e jona mund të bind edhe Rusinë që të heq veton dhe Kosova të anëtarësohet edhe në OKB. Gjithashtu ma thoni edhe ju ambasadorë të nderuar, kush nga ju ka mundur ta bind Serbinë që të njoh deri tash Republikën e Kosovës? I çmoj shumë përpjekjet e juaja, por e them askush. Dhe unë jam skeptik që mund ta bind dikush Serbinë që ta njoh Republikën e Kosovës as BE as shtetet anëtare. Kush duhet ta bind Spanjën, Sllovakinë, Qipron të njoh republikën e Kosovës, nuk po shoh fuqi që mund t’i bind, por një marrëveshje Kosovë- Serbi hap rrugën e sigurt për njohje nga 5 vendet e BE-së, hap rrugën e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, Këshillit ë Evropës, OSBE por edhe OKB. Përndryshe do të lëvizim në një status kohë që për mua paraqet regres apo një situatë që do të përpiqemi me dekada me kalu por çmimi do të jetë shumë i lartë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti ka pranuar disa pyetje nga përfaqësues të mediave nga Kosova, qoftë ato shqipfolëse qoftë nga mediat në veri të Mitrovicës, si dhe televizioni publik zviceran. Që të gjitha pyetjet në drejtim të tij kanë kërkuar thuajse përgjigjen e njëjtë, pazarin e tij me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq rreth korrigjimit të kufijve. Të dy janë shprehur pro korrigjimit.
Thaçi në asnjë moment nuk ka treguar kërkesën e palës serbe në këtë drejtim, megjithëse ka thënë se në asnjë tavolinë ndërkombëtare ende nuk është shtruar çështja e korrigjimit të kufijve dhe se askush nuk ka përmendur ende veriun e Mitrovicës.
Ai po ashtu ka thënë se data e saktë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nuk dihet ende, megjithëse synohet që ajo të arrihet në pjesën e parë të pranverës së vitit të ardhshëm.