Zëvendës kryetari i Komunës, sot priti në takim zëvendës shefin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Z. Denis Besedic

Zëvendës kryetari i Komunës, sot priti në takim zëvendës shefin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Z. Denis Besedic
Gjatë këtij takimi zëvendës kryetari i komunës e njoftoi me situatën aktuale në Preshevë, dhe problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke filluar prej përdorimit të simboleve kombëtare si e drejtë themelore për shqiptarët si pakicë kombëtare në Serbi, zvarritja e zgjidhjes së problemit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, inkuadrimi i shqiptarëve në institucionet shtetrore në komunën tonë, mungesa e gjykatës themelore në Preshevë, hapja e kufirit Miratoc – Llojan si problem i kahmotshëm dhe që duhet të zgjidhet sa më shpejt, e shumë probleme të tjera qe preokupojnë banorët tanë.
Gjithashtu u diskutua edhe tema aktuale e bashkangjitjes së Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, ku edhe njëherë u potencua kundërshtimi i bashkimit të pjesshëm të Luginës me Kosovë.