Lajme

Zv.kryetari i Bujanocit Stojançe Arsiq: Shqiptarët e Luginës janë qytetarë të Serbisë

Zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit Stojançe Arsiq ka thënë sot për FoNet se të gjitha ato që po ndodhin kohë pas kohe në Serbinë jugore, siç e quan Beogradi Luginën e Preshevës si dhe shkuarja e liderëve politikë shqiptarë të saj në Tiranë e Prishtinë, duhet të shikohen në kuadër të pozicionimit ngociues në Bruksel.

Ai mendon se politikanët nga Lugina, sipas nevojës, hyjnë në lojë për të ngritur paksa tensionet.

“Kjo nuk u shërben qytetarëve në jug të Serbisë, as bashkësisë lokale dhe vetadministrimt. As deklaratat që herë pas here vijnë nga Beogradi, as ato që nga këtu plasohen në Prishtinë. Të gjitha këto i vuajnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”, tërheq vërejtjen Arsiq.

Ai ka thënë se njerëzit e këtyre tri komunave edhe më tej do të jenë peng i zgjidhjes, së krizës e quan ai, të Kosovës dhe edhe shumë kohë do të vendnumërojnë, pa investime serioze, pa hapje të vendeve të reja të punës, pa atë me të cilën jetohet.

Dhe për këtë arsye të rinjtë shqiptarët do të largohen nga këto vise në Evropën Perëndimore e serbët në Beograd, ka shtuar Arsiq, i cili mendon se kjo nuk i ndihmon zgjidhjes së krizës në Kosovë por vetëm sa do t’i komplikojë më shumë gjërat

Arsiqi thotë se nëse liderët e Luginës i ka bërë kërkesë Hashim Thaçit për bashkimin e saj m Kosovën, ata janë drejtuar në adresë të gabuar.

Askush nuk mund të bëjë kërkesë në emër komunash ose në emër të shqiptarëve të cilët janë qytetarë të Serbisë, ka thënë Arsiq dhe ka shtuar se nuk duhet përzier p;problemin e Kosovës me jugun e Serbisë.

“Kaherë është thënë se këto janë probleme të ndara dhe se zgjidhen ndaras. Në Serbi kjo është e zgjidhur që në vitin 2000, derisa problemi i Kosovës nuk është zgjidhur dhe po vazhdojnë negociatat dhe se kur do të zgjidhet, do ta shohim”, ka thënë Arsiq.

Related Articles

Back to top button