72-vjetori i shkollës fillore ‘’Migjeni’’ në Carravajkë (Video)
Shkolla fillore ‘’Migjeni’’ në Carravjkë është themeluar në vitet 1946-1947 dhe më datë 13 tetor shënon 72 vejtorin e saj e cila njëherit simbolizon dhe datën e lindjes së shkrimtarit ‘’Migjeni’’ emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Drejoresha e shkollës, profesorë, nxënës dhe prindër ishin të pranishëm në këtë program për nderë të kësaj dite.
Për nderë të 13 tetorit nxënësit në bashkëpunim me kolektivin e shkollës kishin përgatitur një program edukativo-kulturorë, ku disa prej nxënësve kishin përgatitur poezi, u lexua një historikë i shkurtër i shkollës, luajtën disa skeçe humoristike, si dhe kërcyen valle tradicionale.
Shkolla fillore ‘’Migjeni’’ ka paralelet e saj të ndara në fshatin Buhiq, Ilincë, Maxhere, Renatoc, Depcë dhe ka gjithsej 35 nxënës në të gjitha paralelet, si të gjitha shkollat e tjera edhe këtu bie në sy numri i zvogëluar Ii nxënësve mirëpo në formë më të theksuar kjo për shkak të mungesës së banorëve si pasojë e emigrimit, ka thënë drejtoresha e kësaj shkolle znj.Merita Sadriu.
Shkolla fillore ”Migjeni” ka traditë ku edhe përkundër numrit të vogël të nxënësve vazhdon të edukojë brezat e reja për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur.