Lajme

Digjen mbi 58 koshiçe të pronarit Bujar Halili, dëmi mbi 10.000 euro (Video)

Qytetar të pa ndërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin arave çka kanë bërë dëm edhe në mjete materiale, ku pronarit të bletave Bujar Halili i’u kanë djegur të gjitha koshiçet e tijë që i ka pasur mbi 60 koshiçe të bletave i kanë marrur flakë, ku dëmi shkon mbi 10.000 euro.

Ne si ekip i Tv Aldi me të marrur vesh shkuam në vendin e ngjarjes, dhe pamë për së afërmi dëmin që i’u është bërë këtij pronari i cili merret me bleta.

Ai për Tv Aldi tha se kjo ngjarje ka ndodhur dje në mesditë rreth ora 15:00, ku persona të pa ndërgjegjshëm kanë ndezur arat dhe flaka ka marrur përmasa të mëdha dhe ka djegur gjithë këtë investim që kam bërë.

Ai po ashtu kishte një apel për të gjithë ata qytetar që të kenë kujdes të mos vejn zjarre se përveç dëmit që i bëjnë vetes, por edhe tjetër kujt.

Në vendin e ngjarjes sot ishte edhe Nexhmedin Ameti personi përgjegjës për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës i cili merrte shënime dhe fotografonte për dëmet që janë bërë.

Ndihmë për dëmet që ju kanë bërë pronarit Bujar Halili i ka ofruar kolegu i tij i cili mirret me vite të tëra me bletari profesor Sami Agushi i cili i ka ofruar 5 koshiçe.

Related Articles

Back to top button