Ekskluzive/ Rruga drejt suksesit dhe babai HERO, rrëfimi i pazakontë i 23-vjeçares shqiptare që fitoi zgjedhjet në Belgjikë (Foto)
Deniza Miftari, 23-vjeçarja shqiptare me origjinë nga Gjilani, i Kosovës ka arritur që të fitojë zgjedhjet lokale në Belgjikë.
Teksa ia dedikon suksesin e realizimit të ëndrrës së saj, të atit të ndarë nga jeta, Miftari bëhet kështu shqiptarja e parë nga Kosova dhe me moshë të re që bëhet pjesë e komunitetit të asamblesë në qytetin e Roeselares, në Belgjikë.
Në një intervistë ekskluzive për lexo.al, Deniza rrëfen copëza kujtimesh nga jeta e saj, largimin e dhimbshëm nga Kosova si pasojë e luftës atje, sakrificat e familjes, përballjen me një realitet të ri aspak të lehtë, por me kurajon dhe dëshirën për t’i treguar botës që “Ne mund t’ja dalim“, ajo iu dedikua shkollës, edukimit dhe aktivizmit.
Vullneti dhe pasioni, tregon Deniza, janë motiv i mirë për mos t’u dorëzuar, dhe më këtë moto, ajo arriti që t’i thyente barrierat dhe paragjykimet, duke e bërë Denizën atë që është sot, një nga zërat më të fuqishëm të të rinjve në Beligjikë.
Përballja e saj me sekretarin e shtetit për Azilin dhe Migracionin për çështjen e emigrantëve e bënë Denizën, një figurë akoma edhe me të njohur.
Ja si e kujton ajo atë moment:
“I shkruajta një letër sekretarit te Azilit dhe Migracionit të Belgjikës përmes së cilës u konfrontova për shkak të qëndrimeve të tij mosrespektues ndaj të drejtave të njeriut.Kjo përballje nuk ishte e lehtë, por unë e mbrojta më këmbëngulje dhe argumente ‘kokëfortë’ faktin se emigrantët nuk duhen parë ‘si të huaj’ por si aset në një komunitet.”
Por, Deniza di të përballet edhe më fortë se kaq me realitetin, dhe këtë e tregon në një nga momentet më të vëshitra të jetës së saj, pikërisht momentin kur babai (motivi i saj më i m adh) ndahet nga jeta.
Cili ishte raporti që babë e bijë kishin së bashku, sa kishte influencuar ai në jetën e saj dhe çfarë amaneti i la Denizës pak para se të ndahej nga jeta?
INTERVISTA E PLOTË:
Deniza, ju keni qënë 3 vjeç kur familja juaj ka emigruar drejt Belgjikës. Të nisësh një jetë të re në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë, si e kujton Deniza fëmijërinë e saj?
Femijërinë time e kujtoj me nostalgji, momente shumë pozitive dhe shumë të paqta. Unë kam qenë një femijë shumë aktiv dhe së tepërmi e interesuar për gjërat që më rrethonin. Gjithmonë e kam dashur shkollën, librat, muzikën.
Madje dikur, kisha deshirë të bëhësha aktore, kisha shumë imagjinatë dhe mbi të gjitha kam pasur shumë besim se me punë mund ti arrish gjërat që do. Këtu, natyrisht hyn edhe besimi dhe mbështetja e prindërve të mi, ata kanë influencuar shumë tëk unë, sidomos babai im.
Ai më mbante shumë afër, tregonte vëmendje dhe kujdes të veçantë për gjërat që unë bëja. Isha e preferuara e tij, me pak fjalë, ‘çika e babit’.
Im atë na dërgonte çdo të premte ne bibliotekë, kjo ishte traditë në familjen tonë dhe një nga momentet e mia të preferuara të javës. Vëllai im dhe unë, mësimet e para i kemi marrë në lice artistik, për muzikë, kujtoj kur babai na dërgonte në shkollë me biçikletë, sepse nuk kishim veturë.
Fundjavat e pushimit ishin të dedikuara tërësisht në strehën e ngrohtë të shtëpisë, ndërsa pushimet e verës i bënim në Kosovë.
Prindërit tanë i vendosën qëllim vetes që unë dhe vëllai im të shkolloheshim dhe të mos na mungonte asgjë që mund të na diferenconte nga fëmijët e tjerë, nuk më kujtohet fjala ‘jo’ apo ‘nuk kam para’ nga goja e babit dhe mamit dhe për këtë jam shumë falenderuese.
Për cfarë studion Deniza?
Unë studioj Shkenca Sociale në fakultetin VIVES Kortrijk.
Pse kjo zgjedhje?
Kam zgjedhur këtë drejtim për arsye se jam shumë e interesuar ne sociologji, filozofi, histori dhe politikë. Është një program studimi së tepërmi formësues, dhe interesant për të rinj qe janë të interesuar në tema politike.
Cili ishte motivi i përfshirjes suaj në politikë?
Gjithmonë kam qenë e angazhuar ne politikë, por nuk kam aderuar drejpërdrejtë në një parti.
Angazhimet e para kanë nisur në shkollë të mesme ku unë isha anëtare dhe pastaj kryetare e këshillit te studentëve, pozicion që e mbajta edhe në fakultet.
U bënë 3 vjet që jam kryetarja e bordit te studentëve të fakultetit, i cilli është i përfaqësuar ne 6 qytete të ndryshme (VIVES Noord-Zuid).
Falë këtij posti m’u ofrua mundësia që të jem anëtare e bordit Akademik dhe e bordit të drejtorëve ku përfaqësoja të gjithë studentët (13 500) e këtyre 6 qyteteve.
Në këtë mënyrë, m’u besua një përgjegjësi e madhe, dhe kështu u mësova të debatoj, të drejtoj mbledhje, të mbrojë të drejtat e studentëve dhe të kem kontakte duke i adresuar ide dhe probleme personaliteve të rendësishëm të arsimit belg, duke nisur me profesorët dhe drejtorët, duke i përcjellë interesat e tyre edhe në ministrinë e arsimit.
Gjatë kësaj kohe isha gjithashtu aktive ne Aleancën e të Rinjve te Roeselares dhe ndërkohë shkruaja kolumne dhe opinione rreth temave sociale dhe aktuale.
Para pak kohësh i shkruajta një letër sekretarit te Azilit dhe Migracionit të Belgjikës përmes së cilës u konfrontova për shkak të qëndrimeve të tij mosrespektues ndaj të drejtave të njeriut, bazuar në ligjin Europian, pikërisht për çështjen e refugjatëve Sirian.
Kjo përballje nuk ishte e lehtë, por unë e mbrojta më këmbëngulje dhe argumente ‘kokëfortë’ faktin se emigrantët nuk duhen parë ‘si të huaj’ por si aset në një komunitet.
Përmes kësaj përballjeje m’u hapën shumë ‘dyer’. Pas kësaj nisën të më ftonin në seminare, konferenca, evente bamirësie, për te folur për rastin e familjes time, gjithashtu emigrantë, qasje të cilat Theo Francken nuk i pranon.
Kërkuan që të bëja pjesë në një platformë sociale e cila kishte në fokus çështjen e emigrantëve, për ti inspiruar dhe për ti dhënë kurajo atyre si dhe për t’i treguar nacionalistëve belg që jo të gjithë të ‘huajt’ janë përfitues, të pashkolluar dhe të patalentuar.
Pas kësaj m’u ofrua mundësia për të marrë pjesë në tre forume të ndryshme partish, mundësi që unë i refuzova, me arsyen e thjeshtë sepse mendoja se isha ende shumë e re dhe se nuk mendoja se do të kishte rezultat pozitiv pjesmarrja ime në ato momente.
Mirëpo, ishte babai im i cilli me bindi t’a provoja. Aty nisi edhe jeta ime politike ku u bëra pjesë e partisë së Gjelbër, ‘Groen’, ne Roeselare, në të cilën jam edhe kryetare e te rinjve.
Në zgjedhjet komunale të zhvilluara në Roeselare ku ju fituat postin e asambleistet, patët ftesë për tu përfshirë në këto zgjedhje apo ishte këmbëngulja juaj për të përfaqësuar komunitetin tuaj?
Ishte plotësisht ftesë e partisë së Gjelbër. Siç e përmenda, nuk kisha asnjë plan për përfshirje të drejtpërdrejtë në asnjë parti, të paktën edhe për disa vite.
Çfarë emocionesh ju dha fushata elektorale?
Kisha emocione të përziera pasi ishte një periudhë e vështirë për familjen tonë. U ndjeva shumë krenare kur pash posterat për herë të parë, për arsye se isha e dyta në listë dhe fushata ishte tejet sfiduese, ne ishim figurat qe konkuronim për një pozitë në komunë dhe gara nuk ishte dhe aq e lehtë.
Ishte ndjesi e çuditshme njëkohësisht, pasi kur ecja në qytet më njihnin të gjithë, por më pas u ambjentova shpejt me gjithçka. Fushata ishte shumë intensive, por jam e lumtur për gjithçka arritëm, kauza dhe programi ynë ishte përfaqëuses për shumë qytetarë.
E prisnit fitoren e sigurt, apo ishte tensionues momenti i numërimit të votave?
Në një anë, fitorja ime ishte pothuajse e sigurt sepse isha e dyta në listë dhe votat shkojnë për dy figurat e para të listës, por unë nuk kisha eksperiencë si të tjerët, gara ishte tejet e fortë dhe e përjetova me shumë emocion atë moment, pyesja veten: A do të kem marrë mjaftueshëm vota?” . Por ja dola, dhe jam tejet mirënjohëse për të gjithë njerëzit që më suportuan dhe besuan tek unë. Shpërblimi im kundrejt tyre është ti përfaqësojë denjësisht dhe të punojë fort!
Në statusin tuaj në facebook, ku ju lajmëronit fitoren, ja dedikuat atë babait tuaj, dhe që padyshim e ke bërë shumë krenar, si ishte raporti juaj?
Ndonjëherë e kam shumë të vështirë t’a përshkruaj, sidomos tani që nuk jeton më. Raportet tona ishin unike dhe të rralla. Kam kaq shumë për të treguar për të, aq sa momentalisht kujtimet po i shkruaj, me qëllim botimin e një libri për jetën e tij.
Im at’ ishte një person që të gjithë vëmendjen e tij e kishte për ne, pra ishim në vend të parë në sytë e tij.
Në fillim punonte 3 punë të ndryshme vetëm që ne mos të na mungonte asgjë. Siç e thashë edhe më herët, ai kurrë nuk më tha ‘jo’, për asgjë, për asnjë arsye. Ishte një njeri shumë pozitiv dhe i buzëqeshur, humanitar dhe punëtor.
Mos të harroj të them se ishte edhe shumë i pashëm. Këtë ja thosha thuajse çdo ditë. Prioriteti i tij ishte arsimimi i im dhe i vëllait tim. Ai me stimuloi për të kapur çdo shans në jetë, edhe pse vajzat shqiptare zakonisht nuk stimulohen shumë sepse prindërit kanë frikë që mos pe humbin kontrolin mbi to, por kjo nuk vlejti për mua. Ai më besonte shumë edhe unë atij, ishim të hapur kundrejt çdo bisede.
Kujtoj, që edhe kur kam qenë e vogel, ai shpesh më thoshte që unë do bëhesha politikane sepse flisja shumë rrjedhshëm, argumentoja dhe kisha një instikt altruist të pa-kontrollueshëm, aq sa ai më thoshte: ‘Ti do shpëtosh botën’?!
Pa mbështetjen e tij, unë kurrë s’do isha kjo që jam sot. Ai ishte shumë i dhënë pas artit, muzikës, kishte deshirë të merrej me sport dhe aktivitete te ndryshme, lexonte libra dhe u perpoq të na edukoj edhe ne me këtë frymë. Shkonim shpesh nëpër muze, shfaqje, kinema. Ndonjehere dilnim në mbrëmje dhe e pinim nga një birrë sebashku. Ai nuk ishte vetem baba, por edhe shok. Nuk ka temë që nuk bisedoja me të, si për politikë, art apo edhe për të drejtat e homoseksualeve. Ishte shumë mendjehapur dhe tëpër i zgjuar.
Ndjej një emocion të fortë kur më thonë ‘vajza e Selamiut’ apo ‘ti je kopje e babait tënd’.
Jo vetëm unë, por të gjithë njerzit qe e njohën, patën shumë respekt për të. Për babin ishte me rëndësi që ne të ecnim përpara dhe te shkollohemi. Kjo ishte tema kryesore e çdo mbrëmjeje. Ishte srikt, por korrekt dhe nuk e kishte të nevojshme të sillej si tip i vështirë apo i rëndë, për të na imponuar. Me shumë dashuri na këshillonte dhe ne me shumë deshirë e dëgjonim.
Në javen e fundit të jetës më la amanet që të mos dëshpërohem ose te idhnohem nga jeta sepse më mori heroin më të madh, por te eci perpara me atë në zemër.
Ditën që ndërroi jetë, kisha seminar dhe m’u lut që të mos e anulloja.
Edhe pse qëndrova 1 javë më të në spital, në momentin e fundit isha duke dhënë një seminar rreth temes së refugjatëve. Atë mbrëmje ja dedikova babit dhe i thash publikut:
“Publik i dashur, në këto momente babai im ndërroi jetë. Ju lutem duartrokisni për jetën e tij shembullore.”
Atë moment nuk do t’a harroj kurrë!
Para se të angazhoheshit drejtpërdrejtë në politikë keni qënë pjese aktive edhe e shumë kauzuave të tjera në komunitetin tuaj, cilat kanë qënë këto kauza që Deniza i ka mbrojtur fuqishëm?
Kam jashtëzakonisht dobësi për fëmijet me familje jo funksionale. Në qytetin tonë është një organizatë e cila quhet ‘Jakedoe’ dhe që i mbështet këta femijë. ty jam vullnetare prej 3 vitesh dhe marrë shum forcë nga pozitiviteti tyre. Edhe për ata kam dëshirë të jem një shembull. Isha edhe anëtare e Aleances së të rinjve te Roeselares dhe aty ne i këshillonim kryetarin e komunes, deputetet dhe asambleistat dhe i mbronim të drejtat e rinisë së qytetit tonë.
Veç politikës, cilat janë pasionet e tjera tuajat?
Kam një pasion të madh për librat dhe coffeebars. Babi me ndërtoi para disa vitesh një dollap muri, enkas për libra në dhomë, por tani ai është mbushur dhe kam filluar ti shperndajë librat nëpër dhoma të tjera.
Unë i shijoj momentet e thjeshta dhe të vogla. Kam deshirë të shetis me biçikletë, të jem e lidhur me natyrën shetis në natyrë, te pi kafe apo çaj me shoqe apo vetëm dhe te lexoj libra.
Më pelqen edhe muzika klasike. Ajo më qetëson së tepërmi pas nje dite te gjatë. Duke dëgjuar muzikë, dukë pirë çaj, nis edhe të shkruaj, ky është një moment magjik, më besoni!
Kur i kisha 19 vjeçe botova edhe nje libër me poezi në anglisht, me titullin ‘Sober thoughts’. Për mua shkrimi është terapi.
Cila është motoja juaj në jetë?
Well behaved women rarely made it to history.
Një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë:
Rinia shqiptare me të vërtetë ka shumë, shumë kapacitete, shumë energji. Jemi përballur me skamje dhe gjenerata ime me luftë. Kjo të bën t’i kuptosh disa gjëra më mirë.
Më vjen keq kur shkoj në Kosovë dhe i shoh të rinjtë të demotivuar. Shpeshherë thonë ‘kur të diplomohem ose martohem do punoj kamarier/e sepse në Kosovë s’ka punë tjetër’.
Kjo është e tmerrshme! Plani im i ardhshëm është që sëbashku me një grup të rinjsh të takohemi me kryeministrin e Kosovës, duhet diskutuar rreth idesë së krijimit të më shumë hapësirave për të rinjtë, madje edhe në vendimarrje., por edhe ata nga ana tjetër duhet të jenë më këbëngulës dhe të guxojnë.
Mesazhi im per rinjtë është të mos dorëzohen dhe kurrë mos të ndalën deri sa të arrijnë aty ku duan.
Refuzohesh?
Perpiqu edhe një herë. Qoftë edhe 100 herë sepse jeta është shumë e gjatë për te mos e shfrytëzuar apo për të lënë diçka pas.
Unë besoj shumë në të ardhmen e gjeneratës tonë, ka me qenë gjeneratë revolucionare.
Çdo ndryshim i vogël vlen.
Ju premtoj!
(Edhe pse u largua në moshën 3-vjeçare, është për tu vlerësuar fakti që Deniza flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën SHQIPE)