Facebook bëhet si What’s app, vjen me opsionin për fshirjen e mesazheve (sapo i nisni)
Media sociale më e populluar në botë, ‘Facebook’ po përgatitet të sjellë një risi për të gjithë përdoruesit.
Bëhet fjalë për opsionin ‘unsend’, i cili shërben për fshirjen e mesazheve pas dërgimit në Messenger.
Në prill, Facebook njoftoi se ka në plan të prezantojë një opsion “unsend” për të gjithë përdoruesit, por detajet dhe datat e mundësive të reja nuk ishin në dispozicion.
Ky opsion me shumë gjasë do të jetë i kushtëzuar vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh në Messenger.
Opsioni është ende në testim dhe sapo të konfirmohet se do të funksionojë, përdoruesit të rrjetit social do të mund ta përdorin atë. Opsioni “unsend” ka të ngjarë të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh.