Lajme

Flet i riu shqiptar që u sulmuan nga huliganët serbë: “Kur na dëgjuan që po flisnim në shqip

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht nga huliganët serb në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetë.

Në një rrëfim për gazetën Blic, një nga shqqiptarët e sulmuar ka thënë se në momentin kur na dëgjuan duke folur në shqip huliganët serbë filluan të na sulmonin brutalisht.

“Ne u nisem për në shtëpi, shoku im mbeti një taksi të rregullt në stacionin. Unë i thashë atij në gjuhën shqipe të ngutemi. Në atë moment na dëgjuan dy të rinj serb dhe papritur fulluan të na sulmonin. Pastaj erdhën edhe dy të tjerë, “, thotë për” Blic “B. G, një nga dy të rinjtë (19 vjeçar) shqiptar nga Prizreni të cilët ishin rrahur brutalisht në Novi Sad.

Njëri nga djemt kishte ardhur Prizreni dhe Novi Sad në kërkim të punës dhe synonte të punonte në këtë qytet. B.G flet serbisht dhe jeton në Novi Sad.

“Dy prej serbëve na dëgjuan se po flisja në gjuhën shqipe dhe na sulmuan, gjithsej ishin katër ose pesë veta. Nuk jam i sigurt. Gjithçka zgjati rreth një minutë. Shoku im ra në tokë, ata e goditën në kokë, unë u përpoqa ta ndihmoja, dhe pastaj filluan të më godasin edhe mua. Ata na goditën me grushta dhe shqelma, pastaj nuk më kujtohet asgjë’, tha i frikësuar B.G.

Viktimat u shpëtuan nga ulërimat e dy grave nga një kiosk aty pranë, pastaj edhi ambulanca dhe policia.

C. M. kishte shkuar në Novi Sad për një jetë më të mirë, konfirmoi për “Blic”, vëllai i të plagosurit Dibrani. Ai erdhi herët në mëngjes në Vojvodinë nga Prizreni pasi dëgjoi për incidentin. Ai thotë se vëllai i tij sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe erdhi dy ditë më parë në Novi Sad, “sepse ai kishte dëgjuar se Novi Sad është një qytet i qetë”.

Vëllai falënderoi stafin mjekësor për ndihmën emergjente të ofruar për të dy të lënduarit.

Related Articles

Back to top button