Gomat e dimrit të obliguara nga 1 Nëntori, por vetëm në raste të borës, akullit dhe ngricave
Sipas ligjit për siguri në komunikacion dhe rregullores për mjetet motorike dhe kushtet teknike nga 1 Nëntori deri më 1 prill , veturat janë të obliguar të vendosin gomat e dimrit edhe atë me profil prej 4 mm në raste kur rrugët janë me borë, akull dhe ngrica.
“Dënimet janë nga 6-20 mijë dinarë mirëpo në rastet e ndeshjeve në komunikacion dënimet mundë të shkojnë nga 10-40 mijë dinarë apo edhe deri në 45 ditë heqje lirie”, thuhet në njoftimin e Unionit të Auto Veturave në Serbi (AMSS).
Ndërsa zinxhirët dhe pajisjet tjera dimërore duhet ti ketë çdo vozitës edhe kur nuk ka borë dhe është detyruar t’i prezantojë policisë së komunikacionit atëherë kur kërkohen.
Në bazë të rregullores zinxhirët duhet të vendosen në gomat e veturës atëherë kur ka borë nëpër rrugë dhe paraqitet nevoja e kushteve atmosferike.