Lajme

Haradinaj me të rinjtë e Luginës: Kosova do të kujdeset për ju!

Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me rreth 100 nxënës dhe mësues të shkllave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Kryemnistri Haradinaj u zotua se qeveria e tij do të kujdeset për këta të rinj dhe i inkurajoi ata që të sohin me shpresë e guxim nga e ardhmja.

“Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata. Ju siguroj që perspektiva juaj në vendbanimet e juaja, por edhe kudo që jetojmë ne si shqiptarë është e ndritur”, tha Haradinaj gjatë fjalës së tij.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës e pasqyroi këtë takim edhe në faqen e tij në Facebook.

Postimi i Haradinajt:
Ndjenjë vërtetë e posaçme t’i takoj dhe të bashkëbisedoj me nxënësit e mrekullueshëm të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, të cilët janë mysafirë të Institucioneve të Kosovës. Rinia shqiptare, autoktone në trojet e veta, me vlera unike dhe paqedashës, do të kenë të ardhme prosperuese për të cilën është garancë orientimi ynë properëndimor dhe synimi për paqe e mirëkuptim me të gjithë popujt e rajonit. I sigurova se perspektiva e tyre, por edhe e të gjithë shqiptarëve, është e ndritur, duke i porositur që të shikojnë me guxim e shpresë nga e ardhmja. Të rinjtë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë si moshatarët e tyre kudo në Europë dhe për këtë do ta kenë çdoherë krah Qeverinë e Kosovës.

Related Articles

Back to top button