Lajme

Haradinaj-nxënësve të luginës: Bashkohemi në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia nuk do të mund të bëjë pengesa të pakuptimta si në rastin e njohjes së diplomave apo teksteve për luginën e Preshevës, pasi mund të ndryshojnë marrëdhëniet tregtare.

Kryeministri Haradinaj i bëri këto komente gjatë takimit me mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilëve iu ka thënë se do ta kenë një të përspektivë të ndritur në vendbanimet ku jetojnë, duke i siguruar se si institucione të Kosovës do të jenë pranë tyre.

Ai i tha fëmijëve se duhet të jenë krenar që i takojnë kombit më të vjetër në botë që është në trojet e veta dhe që ka vlera të jashtëzakonshme.

Haradinaj: Do jemi pranë luginës

“Iu sigurojë që perspektiva e juaj në vendbanimet e juaja por edhe kudo që jetojmë ne si shqiptarë, është e ndritur. Pra mos dyshoni që jeta juaj, e ardhmja juaj nuk do të jetë e mirë. Të jeni të sigurt që edhe presidentit, edhe parlamenti, edhe Qeveria, edhe komunat, të gjithë ne do të jemi me ju“, ka thënë Haradinaj.

Kurse, koordinatori nacional i , Rexhep Hoti tha se

Hoti: Në luginë do ta dërgojmë programin nacional për nxënësit

“Së shpejti ne do të dërgojmë në luginë e Preshevës, programin nacional për nxënësit, i cili është në përfundim e sipër, siç e keni miratuar ju në Qeverinë e Kosovës, për 350 mijë nxënës në kuadër të Republikës së Kosovës dhe 150 mijë studentë për Republikën e Kosovës. Meqenëse programi është për të gjitha komunitetet, është edhe Presheva, Metvegja dhe Bujanovcin dhe në një vizitë të radhës do ta dërgojmë programin atje dhe do të kemi një garë fer mes nxënësve“, ka thënë Hoti.

Kryeministri Haradinaj iu përgjigj edhe interesimit të nxënësve lidhur me tekstet shkollore, njohjen e diplomave nga ana e Serbisë dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohen ata gjatë shkollimit.

Haradinaj: Tekstet të mos shkojnë ilegalisht

“Duhet të punohet si Kosovë, edhe ndonjë marrëveshje të caktuara që këto tekste të mos vinë fshehtë , por të kenë mundësi të vinë tekstet për tekstet për nxënësit në luginë. Besoj që është në interesin e gjithë botës së civilizuar që të lejohen tekstet shkollore. Unë kam lejuar në Kosovë plot tekste me përmbajtje të caktuar për të cilat nuk ka qenë edhe aq lehtë, dhe është mirë edhe në Serbi, ministria e Arsimit dhe ministritë tjerat ta marrin këtë si ndihmës për ta sepse një fëmijë i shkolluar është i mirë për vendin dhe botën. Ne një ditë do të jemi gjithë shqiptarët bashkë në Evropë dhe NATO“, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj pyeti njërën nga nxënëset se ku do të studjojnë dhe ai iu përgjigj në Prishtinë.

Nxënësja: Duam të studiojmë në Prishtinë

“Për me studiuar mendjen e kam në Prishtinë për arsye se është më afër për neve dhe më sigurt. Pasi që edhe është bërë një marrëveshje që një pjesë e Serbisë me iu bashkuar me Kosovën, kjo është më e mira…”, tha ajo.

Nxënësit tjerë u interesuan me njohjen e diplomave në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se duan të studiojnë në Prishtinë por që ato nuk njihen në Serbi.

Edhe këtu Haradinaj pati një paralajmërim me Serbinë.

Haradinaj: Serbia nuk mundet çdoherë të bëjë pengesa

“Më shumë ka interes Serbia me ruajt marrëdhëniet tregtare me Kosovën se sa me ruajtur me Rusinë e Kinën, do të vjen një moment kur edhe këto do të vendosen në pikëpyetje, pra nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë këtë marrëdhënien me këtë treg, atëherë ata nuk mund të bëjnë pengesa të pakuptimta si rasti i mosnjohjes së diplomave apo do tema tjera“, ka thënë ai.

Kryetari i organizatës “Shpresa”, Nevzad Luftiu, e cila vepron në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i dhuroi kryeministrit Haradinaj një album me bukuritë e kësaj ane, duke thënë se ndjehet i emocionuar pasi takohet me një kryeministër dhe një çlirimtar.

Related Articles

Back to top button