Lajme

Heqja e rrethrrotullimit është bërë që të vendoset një rrethrrotullim tjetër për qarkullim më të lehtë

Mbrëmë rreth orëve të vona të mesnatës është bërë heqja e rrethrrotullimit në qendër të qytetit në Preshevë ku ky rrethrrotullim ishte vendosur më herët për arsye të rregullimit të komunikacionit. Kjo gjë është bërë e ditur përmes rrjetit social të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se “Rrethi i Ragmijës”, simbol i katrahurës në qendër të qytetit i takon së kaluarës. Tani pason një zgjidhje e thjeshtë dhe praktike!

Ndërsa Xhelal Hasani, kryeshef i drejtoratit për urbanizëm dhe çështje banesore ka deklaruar se qëllimi i heqjes së rrethrrotullimit në orët e vona ka qenë për të mos penguar zhvillimin e komunikacionit. Realizimi i kësaj iniciative është bërë si nevoje e kahmotshme për të gjetur zgjidhje adekuate. Heqja e rrethrrotullimit në fjalë është bërë që të vendoset një rrethrrotullim tjetër në pozicion pak më afër për tu mundësuar mjeteve të rënda të trafikut që të kalojnë më lehtësisht në drejtim të rrugës së Gjilanit.

Sipas zyrtarëve  të pushtetit lokal ky vendim është sjellur nga këshilli komunal i Preshevës  ku së shpejti do të bëhet edhe rrethrrotullimi i ri.

Related Articles

Back to top button