Lajme
Kanë filluar punimet në sanimi e rrugës afër Xhamisë Ibrahim Pasha (Video)

Sot ka filluar sanimi i rrugës afër Xhamisë Ibrahim Pasha. Kjo rrugë edhe pse ka qenë e asfaltuar, ajo është shkatërruar nga reshjet atmosferike dhe janë mbyllur pusetat përmes të cilave qarkullojnë ujrat atmosferike.
Komuna e Preshevës duke parë nga afër gjendjen e kësaj rruge ka vendosur që të nderhyj menjëherë dhe kjo rrugë të përfundoj në maksimum në dy javë.
Pas përfundimit të këtij projekti është planifikuar rregullimi i një pjese të rrugës e cila është vazhdim i rrugës në fjalë, por ajo rrugë nuk është e asfaltuar fare.