Lajme

Kryetari Arifi: Në seancë është shoshitur kauza e cekët e Ragmi Mustafës për kinse “mbrotje” të bizneseve lokale

Tani më në seancën e VII-të në asamblenë komunale është shoshitur kauza e cekët e Ragmi Mustafës për kinse “mbrotje” të bizneseve lokale. Ishte ndoshta vetëm një pikë e rendit të ditës, ku personalisht Ragmiu duhej të përkujdesej që së bashku me pozitën të aprovohej sa më parë; Dhe sot do të shënohej për herë të parë një veprim opozitarë i cili do të vlerësohej si konstruktiv e produktiv!

Por ja që Ragmiu është Ragmi! Në momentin kur dy këshilltarë tanë kanë dalur nga salla e kuvendit për t`i përgjigjur detyrave familjare ende pa u aprovuar kjo pikë e rendit të ditës, “opozita e bashkuar” ka lëshuar punimet e seancës, ndërkaq ka humbur kuorumi për miratimin e kësaj pike.

Prandaj ftoj Ragmiun, që sëpari të kërkoj ndjesë tek investuesit e kësaj kompanie për mos aprovimin e kësaj pike, ndërkaq të distancohet publikisht nga veprimet e tilla destruktive, ku keqpërdorë bizneset lokale për interesat e tija personale politike. Ragmiu pati rastin të dëshmoj se mbron interesat zhvillimore të komunës sonë dhe sot dështoi ashtu si në dy dekadat e fundit. Sidoqoft ne do ta aprovojm këtë çështje me sukses, me ndihmën apo pa ndihmën e tij! Ndërkaq do të vazhdojm rrugëtimin kështu, meqë nuk ka Alternativ tjetër!

Related Articles

Back to top button