Lajme

Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi vizitë njësisë numër 4 (Video)

Ditën e sotme kryetari i komunës e ka filluar duke mbledhur banorë të njësisë numër katër dhe duke vazhduar së bashku nëpër këtë njësi për të parë se cilat janë punët të cilave duhet t’i dhënë prioritet në vazhdim.

Një punë e cila është duke u bërë fal vullnetit të mirë të një bashkatdhetare e cila jeton dhe vepron në Zvicërr znj.Zejnepe Maliqi është punimi i rrugës që të shpie deri tek kroni, hapësira që posedohet në këtë vend znj.Maliqi me rregullimin e saj e ka menduar që të shfrytëzohet për pushim si dhe kalimin e kohës së lirë të njerëzve duke përgatitur ushqime të ndryshme.

Për momentin ndodhemi me një vend në të cilin një qytetare e jona ka kontribuar në formën e vetë duke bërë një hapësirë më shumë rekreative, një hapësirë më shumë për të kaluar kohë qytetarët, këtu gjithashtu është përgatitur dhe bazeni ku grumbullohet uji i pastër dhe i mirë, ujë ky i cili do ti shërbejë banorëve të kësaj lagje tha z.Arifi duke shtuar se në njësinë numër katër kemi paraparë rregullimin dhe shtrimin e rrugës së Alimetëve duke mos e lënë anash dhe lagjen e romëve e cila ka problem me infrastrukturë rrugore.

Bashkatdhetarja znj.Zejnepe Maliqi e cila ka bërë një punë shumë të madhe, ka thënë që me përkrahjen e madhe që më ka ofruar kryetari i komunës po e realizoj këtë investim duke dashur që banorët e këtij vendi të kenë më shumë hapësirë për të kaluar kohën e lirë ndërsa sa i përket bazenit të cilin po e shihni grumbullimi i këtij uji do të shërbejë për banorët e këtij vendi u shpreh znj.Maliqi.

Vullneti i mirë i bashkatdhetares nga diaspora po bënë që komuna e Preshevës të ketë dhe një hapësirë më shumë për banorët e këtij vendi.

Related Articles

Back to top button