Lajme

Lista e PVD-së fillon fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Partia për Veprim Demokratik ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor.

Simpatizues, pjesëmarrës dhe tjerë të këtij subjekti politik ishin mbledhur në një restaurant në Bujanoc për të shënuar edhe fillimin e promovimit të kandidatve dhe programit.

Bartësi listës Partia për Veprim Demokratik- Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa theksoi se do të angazhohet për fushat në të cilat është kompetent Këshilli Kombëtar Shqiptar.

“Katër fusha të Këshillit Kombëtar i cili i mbulon e ato janë arsimi, kultura, gjuha dhe informimi. I duhen mekanzima që nxisin rritjen e cilësisë së edukimit, arsimit , kulturës, informimit dhe komunikimit”, tha ndër të tjera Mustafa.

Ndërsa Shaip Kamberi tha se lista e PVD-së është e përbërë nga njerëz të dijes, guximit edhe të përvojës.

Fjalime mbajtën edhe ish-kryetari i PVD-së Riza Halimi dhe të tjerë.

Related Articles

Back to top button