Lajme
Mbyllja e kazinove, Rama tjetër mesazh në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin më të ri që pritet të zbatohet duke nisur nga 1 janarit i 2019-ës.
Bëhet fjalë për ligjin ‘Për lojërat e fatit’. Përmes një postimi në Instagram kreu i qeverisë bën të ditur se ligji është përcjellë për miratim në Parlament, ndërsa sipas tij në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat.