Lajme

Me bashkëpunimin e qytetarëve do të shëndrrohet imazhi i deponisë (Video)

Deponia e mbeturinave të qytetit gjithmonë ka qenë një shqetësim për publikun e gjërë pasi që i ka dhënë një pasqyrë jo të mirë komunës së Preshevës.

Problemi kryesor ka qenë tek qyetatarët e papërgjegjshëm të cilët kanë hedhur mbeturina pa kontroll dhe pa i kushtuar fare vëmendje që kjo gjë do të kishte pasoja negative në natyrë.

Ndërmarrja publike ‘’Moravica’’ në bashkëpunimin me shërbimin e inspekcionit komunal ka ndërmarrur disa masa të reja përmes të cilave dhe do të monitorohet hedhja ilegale e mbeturinave dhe personat përgjegjës do të sanksionohen sipas ligjit.

Eroll Mustafa menaxher në Ndërmarrjen Publike ‘’Moravica’’ thotë që hedhja e pakontrolluar e mbeturinave që ka ndodhur deri më tani do të ndërpritet duke zbatuar rregullat e reja të vendosura nga Ndërmarrja Publike ‘’Moravica’’, deponia do të jetë e mbyllur prej orës 18:00 deri në orën 7:00 dhe nëse hidhen në këtë kohë mbeturina këta persona do të identifikohen nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe rojës.

Hedhja e mbeturinave ka kosto financiare si për neve si ndërmarrje por poashtu kjo ndikon negativisht edhe në natyrën andaj ky aksion do të ketë sukses vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve.

Hedhja e mbeturinave deri më tani është pa pagesë deri në sjelljen e një vendimi tjetër andaj luten të gjithë qyetarët që të mos hedhin mbeturinat në hyrje të deponisë por në vendin adekuat.

Related Articles

Back to top button