Me Ligjëratë dhe shirit rozë shënohet muaji i luftës kundër kancerit të gjirit në Preshevë
Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ sot ka mbajtur ligjëratën ‘’Kanceri i Gjirit dhe parandalimi’’ me mjekun e përgjithshëm Desaret Murati në kuadër kjo të ‘’Muajit Ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit’’.
Kjo ligjëratë kishte për synim rritjen e ndërgjegjësimit të femrave gjegjësisht grave për rrezikun që paraqet kjo sëmundje dhe mënyrat e parandalimit.
Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ në bashkëpunim me nxënëset e shkollës së mesme të teknikës ”Presheva” profili Mjekësi dhe në bashkëpunim me mjekun Desaret Murati nëpërmjet këtij aktiviteti janë munduar që të përcjellin një mesazh tek femrat.
Dr.Desaret Murati përveç që ka ligjëruar në mënyrë profesinale ai poashtu është ndalur edhe në një pikë shumë të rëndësishme siç thyerja e tabuve dhe paragjykimit në komunën tonë.
Ai ka këshilluar gratë që ti kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të tyre sepse parandalimi fillon në edukimin dhe vetë prezenca e atyre grave në at aktivitet ishte një lloj luftë kundër kësaj sëmundje.
Të pranishme në këtë ligjëratë ishin gra të cilat kishin mundësinë që përveç të dëgjojnë ligjëratën poashtu patën mundësinë që të bënin pyetje në lidhje me veten e tyre.
Në fund dhe nxënësja Sumeja Iseni nga shkolla e mesme teknike ”Presheva” profili i Mjekësisë ka dhënë një shembull të mposhtjes së kësaj sëmundje nga një aktore shqiptare dhe me qëllim solidarizimi është mbajtur dhe i është dhuruar shiriti rozë pjesëmarrëseve.
Ajo që është e vlefshme është mënyra se si pjesëmarrëset e kanë mirëpritur një aktivitet të tillë dhe kanë kërkuar që ligjërata të tilla të organizohen më shpesh.
Në vazhdim Organizata ‘’Të rinjtë për inonacione 06z’’ do të organizojë dhe një kampanjë që ka të bëjë me shpërndarjen e fletëpalosjeve nëpër qytet.