Lajme

Mjerimi në luginën e Preshevës, ja si diskriminohen shqiptarët nga Beogradi

Top Story nuk la pa vizituar dhe Serbinë, kryesisht Luginën e Preshevës, aty ku Shqiptarët diskriminohen nga politikat e Beogradit.

Presheva një komunë me rreth 30 mijë banorë, ku 90% e tyre janë shqiptarë. Shtëpitë karakteristike me çati të kuqe, nuk mund ta fshehin mjerimin, varfërinë dhe diskriminimin që i bëhen shqiptarëve nga politikat e Beogradit.

Në qendër të Preshevës, ndodhet një xhami e cila frekuentohet masivisht nga banorët e kësaj zone. Në fakt, në një vend ku ka varfëri, besimi në zot është shpresa e vetme që mund të mbaj gjallë këta njerëz.

“Situata ekonomike në preshevë ka qenë gjithmonë krizë ekonomike. Me një rrogë mesatare është shumë vështirë të kalosh muajin. Ka shumë të rinjë që kanë emigruar”, – shprehen për Top Story banorët e Preshevës.

Bashkimi Europian por edhe faktori ndërkombëtar as nuk i ka përmendur ndonjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nëse pak më parë treguam sesi serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as taksa, as drita dhe nuk i respektojnë institucionet, tek shqiptarët e jugut të Serbisë ndodh e kundërta.

“E njëjta Serbi kërkon të drejtat të cilat i tejkalojnë standartet e BE-së për serbët në Kosovë. Ndërsa për pakicën shqiptare, shkalla e diskriminimit është në nivelin më të lartë”, – Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

“Edhe ne kemi lexuar nga mjetet e informimit publik, se vërtetë atje nuk paguajnë, ndërsa ne paguajmë”, – Thotë një banorë.

Tashmë këtij mjerimi do ti shtohet edhe propaganda për tu bashkuar me Kosovën.

“Popullata e Luginës e mirëpret, shqiptarët janë të gjithë pro”, – thotë një banor.

Nëse Serbia integrohet në BE, dhe ne mbesim në këto rrethana siç jemi, nëse nuk i bashkohemi Kosovës, atëherë pozita do jetë e mjerueshme”, tha për Top Story Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

Mes tyre ka edhe skeptikë për bashkimin me Kosovën.

“Nuk ka gjasa të bashkohet Lugina dhe Kosova”, “Politikën që po luan presidenti Thaçi, duket e parealizueshme por kryesorja është të nis të bëhet, se po nuk e kërkove diçka nuk ta jep kërkush”, “Mirë është të bëhet, por zor të bëhet”, – shprehen banorët.

Related Articles

Back to top button