Lajme

Ndahen mjetet e Kosovës për shkollën në Bujanoc

Pas vizitës që kishte bërë në Bujanoc vitin e kaluar, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte premtuar se do të angazhohej që Qeveria e Kosovës të ndihmonte në renovimin e shkollës në Samolicë të kësaj komune.

Pas shumë vonesave, më në fund këto mjete kanë arritur në llogarinë e komunës së Bujanocit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Tahiri.

“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë” ka shkruar ai.

Lajmin e ka ndarë në këtë rrjet edhe komuna e Bujanocit.

“Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së Ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete. Gjendja momentale e Shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt” kanë shkruar në profilin zyrtar.

Related Articles

Back to top button