Nxënësit e SHMT ”Presheva”-Profili Mjekësi i nënshtrohen kontrollit për praktikën mjekësore (Video)
Viti i tretë i shkollës së mesme teknike ”Presheva” rpofili i Mjekësisë i janë nënshtruar kontrollit të zakonshëm përpara se të fillojnë praktikën mjekësore në spitalin e Vranjës.
Kontrollet janë bërë në repartin e Mjekësisë së Përgjithme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ku çdo nxënës pa përjashtim i nënshtrohet këtij kontrolli rutinor.
Kujdestari i klasës së 3/7 ka bërë të ditur që këto kontrolle janë të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, kontrolle të cilave i nënshtrohen të gjithë nxënësit dhe kanë të bëjnë me marrjen e mostrës nga hunda, goja dhe fecesi me çrast nxënësit do të pajisen me librezë sanitare, ka thënë prof.Nazmi Mehmeti.
Praktika është e vyeshme për nxënësit sepse i ndihmon ata në përfocimin e njohurive teorike dhe ajo që ëhtë më rëndësi është se nxënësit nuk do të paguajnë transportin dhe poashtu janë paguar 6 motra të cilat do të asisstojnë nxënësit kjo falë punës dhe përkushtimit të drejtorit të shkollës.
Alma Arifi nxënëse dhe kryetare e klasës ka thënë që ne të gjithë si nxënës i nënshtrohemi këtij kontrolli i cili është i detyrueshëm për fillimin e praktikës në spitalin e Vranjës.
Praktika në spitalin e Vranjës do të fillojë me datë 22 teror deri më 7 dhjetor që për dallim nga vitet tjera ku praktika mbahej vetëm 3 javë këtë vitë zgjatë 35 ditë.