Pas 28 viteve themelim, PVD zgjedh lider të ri
Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur kuvendin zgjedhor të kësaj partie. Të pranishëm në këtë eveniment ishin të gjithë anëtarët e kësaj partie e cila ka degë te shtrira në tre komunat atë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Delegate, perfaqësues të të gjitha strukturave të kësaj partie politike votuan për perzgjedhjen e kryesisë së re.
Riza Halimi i cili ka udhëhequr këtë parti deri më sot ka folur për herë të fundit si kryetar i kësaj partie për historikun e kësaj partie, momentet më të rendesishme dhe rolin e kësaj partie në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që nga themelimi dhe dalja ne skenën politike në vitin 1990.
Nënkryetari i PVD-së dega Bujanoc, Ragmi Mustafa pas miratimit të rendit të ditës ka lexuar dhe plotësim ndryshimin e statutit të kësaj partie të cilat janë aprovuar.
Kryetarja e degës PVD-së dega Preshevë ka mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe ka propozuar dhe anëtarët për Këshillin Qëndrorë, Kryesinë e Përgjitshme dhe Këshillin Politik nga Presheva.
Kryetari i PVD-së dega Bujanoc Shaip Kamberi ka propozuar anëtaret për po të njejtat struktura nga komuna e Bujanocit.
Nga komuna e Medvegjës momenalisht nuk janë 5 kandidatë, të cilët pasi të mbahet kuvendi i degës do të propozohen.
Pas propozimit të të gjithë anëtarëve është miratuar këshilli qëndrorë, kryesia e pëgjithshme e kësaj partie si dhe këshilli politik.
Pas miratimit të strukturave partiake kandidat për kryetar të PVD-së është propozuar z. Shaip Kamberi i cili njëherit është edhe kryetar i PVD-së dega në Bujanoc.
Beqir Abazi i cili ka pasur nënshkrimet e deponuara për kandidat potencial, ka tërhequr kandidaturën e tij, i cili u shpreh se “nuk do të kandidoj, jo që i frikësohem humbjes, por nuk dua që të ketë thashetheme dhe mosmarrëveshje brenda partisë” , ai tha kryetarit të ri i dëshirojë suksese dhe se do të vazhdojë të punojë në këtë subjekt për aqë sa më jepet fushëveprim.
Me normë statutare me 30 nënshkrime dhe me përkrahjen e Krysesisë së Përgjthshme, Shaip Kamberi zgjidhet kryetar i PVD-së