Lajme

Ragmi Mustafa: PDSH është opozitë në KK Preshevë

Pas jo më pakë se katër orë diskutimesh rreth RTV Presheva, pika e rendit të ditës mbaron pa miratuar asnjëlloj akti ligjor. Edhe pse në materialin e komisionit qëndron konkluzioni se RTV Presheva mund të konkuroj me projekte në konkurset që do ti shpallë Administrata Komunale me kërkesē të ekzekutivit, madje dhe vetdeklarimi i kryetarit të komisionit e njëherit Kryetarit të Kuvendit Komunal për një konkluzion të tillë ndodhë kontraverziteti.

Pas një mesazhi që arrin te një këshilltar kuvendi, ndërpritet seanca për dhjetë minuta dhe gjithçka që u diskutua për katër orë, dikushi e përmbysi për tokë. Një gjest i tillë është ndërhyrje skandaloze nga jashtë ambienteve të Kuvendit Komunal.

Programi i kēsaj treshe koalicioni nuk mbaroi me kaq. Në orët e vona të mbrëmjes rreth orës 20 largohen dy tre këshilltar të koalicionit trepalësh, në mesin e të cilëve një nga lista serbe, duke e sjell situatën e shumicës në Kuvend Komunal në varsi nga opozita, sepse të pa përkatitur të miratojnë pikën e fundit të rendit të ditës rreth miratimit të planit regulativ e jo atij hapsinor për fabrikën WESlime.

Në këtë kontekst, tani derdhin lot krokodilli se mbeti pa miratuar plani detal edhe njëher përsëris jo hapsinorë sepse janë dy koncepte fare të ndryshme në fushën e ndërtimtarisë dhe planifikimit urbanistik.

Po të kishin dashur treshja në koalicion të miratohet do të ishte pikë e parë apo e dytë e rendit të ditës e jo e fundit. E kanë vendosur të fundit, seancën e fillojnë ora 14 të mesditës dhe urdhërojnë në mbrëmje tre këshilltar nga një prej secilit partner të largohen nga salla e Kuvendit në mënyrë që PDSH të nënshtrohet në mbajtjen e kuorumit ose do të akuzohej për fajtore kujdestare për mosmiratimin e planit gjeneral për kompaninë WESlime.

I tërë ky program mjeranësh është koduar me kodin më të keq programor, sepse po t’ia kishin hallin kompanisë në fjalë, pse nuk i ftuan edhe tre këshilltarët e tyre që u kishin dhënë urdhër të largohen, menjëherë pas largimit të këshilltarëve tê PDSH-së nga objekti i Komunës, mbase programi do t’u dilte më i suksesëshëm mbase edhe më i besueshēm.

Nga ana tjetër kush e beson sot se miratimi i akteve të Kuvendit Komunal varet nga grupi i këshilltarëve të PDSH-së? Sepse, PDSH është opozitë në Kuvendin Komunal Preshevë!

Ky programim i sotëm është edhe një mashtrim i radhës drejtuar opinionit përkatësisht publikut. RM

Related Articles

Back to top button