Lajme

Shaip Kamberi: Nderë dhe privilegj të vazhdojë rrugëtimin e njerëzve me vizion

Në kuvendin zgjedhor të Partisë për Veprim Demokratik i cili është mbajtur më datë 06 tetor 2018 pika e tretë e rendit të ditës ishte dhe zgjedhja e kryetarit të ri të PVD-së.

Pas mbledhjeve që janë mbajtur në degën e e PVD-së në Preshevë dhe Bujanoc në mënyrë demokratike nga dega e PVD-së në Bujanoc është propozuar kandidatë për kryetar z.Shaip Kamberi i cili ka mbajtur detyrën e kryetarit të PVD-së së degës në Bujanoc.

Ndërkaq nga dega e PVD-së në Preshevë kandidatë potencial ka qenë z.Beqir Abazi i cili kishte grumbulluar 30 nënshkrime mirëpo ka hequr dorë nga kandimi duke u shprehur se është është plotësisht demokratike që çdo kush të propozojë dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dhe unitet brenda partisë.

Pas votimit me të gjitha votat pro dhe me asnjë votë kundër Shaip Kamberi është zgjedhur kryetar i ri i PVD-së, i cili ka thënë se ‘’është një nderë dhe privilegj i veçantë që në ditën e sotme fillojë një kapitull të ri në jetën time, një kapitull me përgjegjësi të shtuar, ndjesia për të vazhduar rrugëtimin e njerëzve dhe gjeneratave me vizion është prezente te të gjithë, ndjenja për të vazhduar profesionalisht këtë rrugëtim dhe kësaj i përgjigjem pozitivsht me pranimin e detyrës’’

Në vazhdim zoti Kamberi i ka vënë theksin sfidave të reja të cilat i presin në vazhdimësi si subjekt i cili është i shtrirë në tre komuna, diskriminim që i bëhet shqiptarëve në Luginë dhe rëndësinë e kësaj periudhe në prag të zgjedhjeve për Këshill Nacional

Anëtarë të Partisë për Veprim Demokratik, përfaqësues të strukturave të PVD-së kanë uruar kryetarin e ri të kësaj partie ku në fund është është përmbyllur me një koktej rasti.

Related Articles

Back to top button