SHBA-ja u rikujton serbëve pavarsinë e Kosovës: Është shtet sovran
Ambasadori i SHBA-ve , në Serbi Kyle Scott ka deklaruar këtë të martë se Qeveria e Kosovës nuk ështe “e ashtuquajtura” qeveri , por qeveri e pavarur me një shtet të pavarur dhe demokratik . Teksa i është përgjigjur interesit të gazetarëve serbë, diplomati amerikan Scot në ikje , në Beograd i ka cilësuar cilësimet e fundit të zyrtarëve serbë të gabuara, duke thënë se qeveria e Kosovës është e zgjedhur nga populli dhe nuk mund t’i referohemi me e “ashtuquajtuar Qeveria e Kosovës”
“Nuk është e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës, por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës dhe me ta ne kemi kontakte si me çdo përfaqësues të disa vendeve të rajonit,”- tha diplomati amerikan.
Diplomati amerikan Scott ka thënë se stabiliteti në rajon mund arrihet , nëse ka përparim dhe se njëri nga faktorët kryesor kushtetues është pikërisht zhvillimi ekonomik.