Shëndetësi

Shenjat Kur Trupit i Mungon Proteina – Ushqimet ku gjendet

Proteina është një ushqyes i një rëndësie thelbësore për organizmin.

Proteina është e domosdoshme për muskujt.

Ajo është energjia që i duhet qelizave dhe indeve.

Pa proteinë nuk ka shëndet as jetëgjatësi.

Njerëzit që merren me sporte të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme të proteinës.

Për fat të keq, ka të tjerë që as nuk e dinë se çfarë është ajo.

Çfarë është proteina
Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku.

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.

Ushqimet me proteinë parandalojnë mbipeshën por jo vetëm kaq.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org pa proteinë dhe amino acide trupi dhe truri vuajnë, nivelet e sheqerit në gjak rriten e ulen pa kriter ndërkohë që kujtesa zbehet.

Thënë troç, pa proteinë njeriu nuk do të ekzistonte dot.

Sa proteinë të duhet?
Nëse një i rritur peshon 60 kg atëherë ka nevojë për të paktën 30 gramë proteinë në ditë.

Shenjat e Pamjaftueshmërisë së Proteinës
Nepsi
Nëse keni neps të vazhdueshëm për ushqime të shpejta mes vakteve atëherë nuk po merrni mjaftueshëm proteinë ose po merrni shumë karbohidrate.

Nepsi për ushqime të ëmbla është treguesi i parë.

Mungesa e proteinës shkakton luhatje të sheqerit në gjak, ndaj gjëja e parë që do të kërkoni do të jenë ëmbëlsirat.

Problemet me trurin
Keni dëgjuar për termin ‘mjegullnajë e trurit’?

Bëhet fjalë për probleme të thella, vështirësi në përqendrim, mendim apo detyrat më të thjeshta.

Karbohidratet si buka apo biskotat ofrojnë energji afat-shkurtër.

Mungesa e proteinës ul nivelet e transmetuesve nervorë si dopamine, epineprina, norepineprina dhe serotonina të cilat prodhohen në tru dhe ndihmojnë në funksionet bazë.

Probleme me gjumin
Pagjumësia dhe problemet me gjumin shpesh kanë lidhje me nivelet jo të qëndrueshme të gjakut.

Këto luhatje shoqërohen me prodhimtari të ulët të serotoninës dhe të lartë të kolesterolit.

Kolesterol i lartë
Pa proteinë nuk do të ndiheni kurrë të kënaqur apo të ngopur.

Rrjedhimisht do të hani papushim e nuk do të bëni zgjedhjet e zgjuara.

Kolesteroli do të rritet duke shkaktuar inflamacion, prishje të ekuilibrave hormonalë e të tjerë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mangësia në proteina dobëson zemrën dhe shkakton sëmundje të tjera kardiovaskulare vdekjeprurëse.

Ju bien flokët
Mungesa e proteinës çon në rënien e flokëve.

Siç e thamë më lart, proteina është baza e të gjitha qelizave të trupit, përfshirë ato të flokëve.

Çrregullime të ciklit menstrual
Inflamacioni, lodhja dhe pesha shpërqendrojnë ekuilibrat e hormoneve femërore të cilat janë thelbësore për një cikël të rregullt menstrual.

Proteina është e domosdoshme edhe kundër infertilitetit, diabetit dhe mbipeshës.

Sëmureni shpesh
Nëse bini shpesh në kthetrat e sëmundjeve, përfshirë ato më të zakontat, duhet të dini që keni një sistem imunitar të dobët.

Kur nuk merrni proteinë, sistemi imunitar ka shumë mangësi dhe nuk i përballon sulmet e jashtme.

Mungesa e proteinave shkakton edhe këputje dhe çarje të thonjve.

Kocka të dobëta
Mungesa e proteinës ndikon edhe tek nivelet e kalçiumit dhe aftësitë e organizmit për të përthithur këtë mineral.

Studimet konfirmojnë se sa më pak proteinë të merrni, aq më të dobëta do të jenë kockat tuaja.

Ushqimet më të mira me proteinë
Konsumoni fara si ato të linit, chias dhe arra e bajame.

Përfshini në vaktet tuaja bishtajoret dhe mish të bagëtive të ushqyera me bar, apo vezë dhe peshq të thellësive.

Related Articles

Back to top button