Tetori fillon me mot kryesisht të ngrohtë
Ditëve të para të tetorit mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira.
Pas vorbullës ciklonike, që kaloj mbi detin Egje, në jug të rajonit tonë, në fillim të javës në vijim, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, përderisa rajoni dhe vendi ynë në përgjithësi do të përshkohet nga fusha të presionit të lartë.
Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira.
1.10 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.
2.10 – Mot i mirë, pjesërisht i vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
3.10 – Mot më i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
4.10-5.10 – Ditën e enjte mot më i freskët. Paradite kryesisht me vranësira, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Ditën e premte mot pjesërisht i vranët.
Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5C deri në 10C, e maksimalet nga 17C deri në 24C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por nga dita e martë do të shënojë rritje të theksuar.