Lajme
Thaçi dhe Vuçiç më 11 nëntor takohen në Paris?

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Burime bëjnë me dije se Vuçiç ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.
Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.Kështu Thaçi dhe Vuçiç mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.