Lajme

Top liderët më të pëlqyer në botë, Merkel e para

Kancelarja, Angela Merkel nuk është vetëm e para në Gjermani, por ajo gëzon edhe reputacionin më të lartë përkrah politikanëve tjerë.

Kjo bëhet e ditur përmes një hulumtimi të institutit amerikan, ”Pew Research Center”.

Pas Merkel, vjen presidenti francez, Emmanuel Macron. Ndërsa, i pari i Amerikës, Donald Trump renditet në vendin e pestë.

Në përgjithësi, 52% e njerëzve besojnë në Merkel. Në Holandë, besimi në të është më i larti, 85%, ndjekur nga Suedia (82%) dhe Franca (78%).

Megjithatë, vetëm 68% e gjermanëve kanë shprehur besimin në 64-vjeçaren.

Image result for angela merkel

Në vitin e kaluar, kjo përqindje ishte 81, që nënkupton se besimi nga vendasit e saj ka rënë në të.

Shtetet ku popullësia beson në vendimet e Merkel më së pakti janë Greqia (15%), Hungaria (31%) dhe Polonia (37%).

Në përgjithësi, Merkel nuk qëndron keq. Pas tij vjen Emmanuel Macron, i cili ka një përqindje besimi në të prej 46%.

Në fund gjendet Donald Trump, i cili vetëm pas dy vitesh në pozitën e presidentit, është bërë më i jo popullarizuari nga top politikanët botëror.

Vetëm 27% e votuesve të këtij sondazhi kanë shprehur besim në të, derisa 10% e gjermanëve kanë ende besim në Trump

Për Barack Obaman, kjo përqindje ishte 86 në fund të mandatit të tij dy vite më parë.

”Pew Research Center” vuri në sondazh më shumë se 26 mijë njerëz nga 25 vende të botës dhe më poshtë mund ta shihni renditjen e top pesë politikanëve më të popullarizuar në botë.

Related Articles

Back to top button