Triumfi i komandove shqiptarë në garën ndërkombëtare, Rama: Çfarë krenarie! (Video)

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka konsideruar krenari kombëtare marrjen e medaljes së bronztë nga ana e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Përmes një videoje, Kryeministri Rama ka shkruar se shqiptarët kanë shkëlqyer në stërvitjen ndërkombëtare “CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar, mes 137 skuadrave komando dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse.
“Komandot tona marrin medaljen e bronzit. Mes 137 skuadrave komando dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse, në stërvitjen ndërkombëtare “CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët shkëlqejnë befasishëm! Gara ekstreme stërvitore “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells. Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur, aq edhe të ashpër”, – shkruan Rama.