Lajme

Ushtria serbe pas dy javësh në aksion, Vuçiq thotë se po bëhen gati për tu mbrojtur

Aleksander Vuçiç ka njoftuar se me datë 10 nëntor, ushtria serbe do të jetë një stërvitje ushtarake masive. Vuçiç e ka quajtur këtë stërvitje si një detyrim që Serbia të jetë gati për çdo konflikt.

“Me 10 nëntor do të kemi një stërvitje ushtarake masive. 8000 ushtarë do të stërviten në një nga territoret ushtarake serbe. Do të jetë edhe një mundësi e mirë për qytetarët të shohin se çfarë ushtrie të fortë kemi krijuar. Poashtu, Serbia do të bëjë gjithçka për të shmangur çdo konflikt, na duhet një ushtri e fuqishme për të mbrojtur veten” ka thënë Vuçiç.”

Presidenti serb e ka quajtur Kosovën si problemin më të madh për Serbinë.

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës. Na duhet një marrëveshje kompromisi. Ekonomia e Serbisë do të varet nga çështja e Kosovës” ka thënë Vuçiç.

Related Articles

Back to top button