Lajme
Varroset vogëlushi 6 vjeçar nga Rainca që ndërroi jetë në shkollë (Foto)

Është përcjellë për në banesën e fundit sot vogëlushi F.K, 6 vjeç, nga fshati Raincë. Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën vogëlushit, që ndërroi jetë dje.
Ngjarja tronditi gjithë opinionin në Luginë, me çrast në varrimin e vogëlushit morën pjesë shumë njerëz që ndan dhimbjen me familjen Kadriu, varrimi u bë pas namazit të xhumas.
F.K i cili dje ka ndërruar jetë brenda ambientit të shkollës ”Zenel Hajdini” në Raincë gjatë zhvillimit të mësimit, vdekjen e tij e ka konsatuar ekipi i mjekëve të Emergjencës në Preshevë.