Xhavit Haliti tregon se a mundet të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka quajtur të pamundur aktualisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Në IMAZH të RTK-së, ai ka thënë se i pamundur është edhe bashkimi i disa komunave të veriut të Kosovës me Serbinë, pasi që Kosova ka një kushtetutë në të cilën janë betuar deputetët e cila e thotë qartë se Kosova nuk ka pretendime ndaj asnjë shteti tjetër.
Haliti ka thënë se deklarimet e liderëve të shtetit nepër studio televizive, janë tullumbace të cilat kanë ushtimë të madhe, por veprimet janë hiç.
Nënkryetari i Kuvendit tha se është e drejtë dhe e vullnetshme që të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën, por aktualisht sipas tij kjo nuk duket e mundur.
“Presidenti nuk është ai që e shet Kosovën, dëshira e tij mund të jetë e mirë, por mundësitë janë të tjera”, deklaroi Haliti. Rezoluta për Luginën e Preshevës sa i përkët kërkesës që Kuvendi të miratoi një rezolutë që Lugina t’i bashkohet Kosovës, Haliti tha se ajo edhe nëse do të miratohej nuk do të kishte asnjë efekt.
“Është e paligjikshme që të votohet diçka që është e parealizueshme aktualisht”, theksoi Haliti. Debatin dhe kërkesat për miratim rezolutash për bisedimet, Haliti i ka quajtur debate për të krijuar momentum për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ai theksoi se është kundër kësaj kërkese, sepse vendi nuk fiton asgjë.
Nënkryetari I Kuvendit ka folur edhe për debatin që kishte me kryeministrin ditën kur Kuvendi votoj në parim projekligjët për ushtrinë.
“ Nuk ka pasur përplasje, unë kam zbatuar mandatin tim dhe kryeministri e ka kuptuar këtë drejt, nuk ka asnjë prishtje raportesh me kryeministrin”, deklaroi Haliti.
Ai tha se me Haradinajn kanë raporte për qejfi dhe askush nuk mund t’i prish raportet e tyre.