Lajme

Ardita Sinani uron 28 nentorin

Të nderuara motra, të nderuar vëllezër kudo që jeni,

Me krenari të madhe Ju uroj ditën e Flamurit, njëherit edhe datën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë datë historike për të gjithë Shqiptarët kudo që jetojnë, e sidomos për Shqiptarët e komunës së Preshevës, shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që luftuan, u flijuan dhe kontribuan secili në mënyrën e vet për çështjen kombëtare.

Për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës kam një porosi të veçantë, atë për unitet në zgjidhjen e çështjeve që prekin temat me interes kombëtar.

Uroj që të jetë viti i fundit i festimit të kësaj date në këto rrethana dhe kushte diskriminuese.
Bashkë në festat e ardhshme!
Urime të përzemërta,
Ardita SINANI

Related Articles

Back to top button