Dr. Shefqet Krasniqi godet në dhjetëshe Baton Haxhiun; Mediet dhe ti së bashku me to keni shpifur kundër meje!
Në emisionin “Zona B” të Klan Kosova para Baton Haxhiut, Dr. Shefqet Krasniqi, ka çmontuar mediet kosovare të cilat kishin shpifur kundër tij për ta dërguar në burg.
Ai ka përmendur gazetën Express, Astrit Gashin dhe disa të tjerë që, siç thotë ai, kanë shkruar zi e më zi kundër tij.
Dr. Krasniqi gjithashtu ka thënë se ne hoxhallarët jemi ata që kemi parandaluar shkuarjen e të rinjve në Siri. Po të kishin dashur hoxhallarët dhe unë personalisht, ne do të kishim mund të dërgonim aeroplanë të tërë me njerëz për në atë luftë. Por ne jemi ata që i kemi parandaluar.
Në kërkesën e moderatorit të emisionit Zona B që mos t’i sulmojë gazetarët, Dr. Shefqet Krasniqi ka thënë: Si po thua ti, ata në të terrun, e unë në burg. Kjo ka qenë tendenca e tyre, ka thënë Dr. Krasniqi.