Është aprovuar Propozim Vendimi i planit detal regulativ i zonës afaristo-prodhuese
Është aprovuar Propozim Vendimi i planit detal regulativ i zonës afaristo-prodhuese
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi aprovimin e planit detal regulativ të zonës afaristo-prodhuese në pjesën e vendbanimit të fshatit Çukarkë ka qenë pikë e 10-të e rendit të ditës në seancën e VII-të të Kuvendit Komunal. rtvaldi.com
Kjo ishte dhe një ndër pikat që ka ngjallur më së shumti debate, dhe reagime e duke mos munguar edhe akuzat e ndërsjellta ndërmjet këshilltarëve të opozitës dhe pozitës kjo për arsye se mungoi kuorumi për të votuar këtë pikë të rendit të ditës me datë 26.10.218 ku munguan si këshilltarët nga opozita poashtu dhe pozita për ta votuar duke qenë se kjo lidhet pikërisht me hapjen e fabrikës ”Weslime” të cilën kompania ”Saba Bellça” po e ndërton.
Dihet që me hapjen e kësaj fabrike kjo do të lehtësoj gjendjen ekonomike në vendin tonë duke punësuar një numër të konsiderueshëm.