Lajme

Fillon me punë ndërtesa e re e ndihmës së shpejt në Preshevë (Foto, Video)

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi sot më datë 21 nëntor ka përuruar objektin e ri të ndihmës së shpejt pranë shtëpise së Shëndetit në Peshevë.

Ky objekt i ndërtuar tashmë ofron kushte më të mira dhe hapësirë të mjaftueshme për stafin mjekësor dhe për pacientët.

Ndërtesa e re e ndihmës së shpejt pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë përmbush standardet normale për shërbime medicinale në vendin tonë. Funksionalizimi i ndërtesës së re të ndihmës së shpejtë ka gëzuar pacientët dhe stafin e mantelbardhëve të cilët janë pjesë e ekipit të ndihmës së shpejtë, u tha sot në hapjen solemne të kësaj ndërtese nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Salihu ka falemderuar të gjithë ata që e përkrahën në realizimin e këtijë projekti nga pushteti lokal në krye me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi si dhe stafin punonjës që me angazhim dhe përkushtim të madh kanë mundësuar që projekti të përmbyllet me sukses. Drejtori Salihu ka potencuar vullnetin e mirë dhe gadishmërinë e stafit punonjës në institucionin që ai drejton për angazhimin maksimal që do ta tregojnë karshi shërbimeve ndaj pacientëve. Në hapjen solemne të objektit të ndihmës së shpejt morën pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal.

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka përgëzuar dhe falemderuar donatorët ndërkombëtarë për mundësinë e dhënë në realizimin e këtijë projekti. Në këtë mënyrë janë krijuar kushte shumë të mira për stafin medicinal dhe qytetarët. Ai njëherit u ka kërkuar falje publike qytetarëve për kushtet që kanë pasur deri tani të nivelin minimal. Kryetari Arifi ka kërkuar publikisht nga mantelbardhët që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm dhe të përkushtuar në punën që ata bëjnë me shume delikatesë. Ai ka ritheksuar se çështja disciplinore, mirëmbajtja e objektit dhe rrespektimi i orarit të punës do të jenë sfida të vitit 2019 për punëtorët e pa disciplinuar ku llogaridhënia do të kërkohet nga punëdhënësi.

Për të gjithë të pranishmit u organizua edhe një koktej rasti që ishte sponsorizuar nga kafeteria CLUB.

Related Articles

Back to top button