GIZ ndihmon Preshevën me studim fizibiliteti për rregullimin e ngrohjes në ndërmarrjet publike
Organizata shtetërore gjermane GIZ e interesuar të ndihmojë Preshevën me realizimine një studim fizibiliteti për rregullimin e qendrës që ka të bëjë me ngrohjen qendrore të qytetit.
Kjo u konfirmua sot në takimin që kishin kryetari i komunës, Shqiprim Arifi me drejtues të kësaj organizate, Rajnar Shellhas. Sipas kryetarit Arifi kjo nismë është interes pozitiv i shtetit gjerman për ta ndihmuar vendin tonë duke realizuar projekte atraktive e që do të jenë në interesin e qytetarëve në përgjithësi. Me realizimin e këtijë projekti do të bëhet edhe kursimi më efikas i energjisë elektrike në ndërmarrjet publike.
Kryetari i komunës ka rikujtuar se organizata Giz ka realizuar projekte të ngjajshme në komuna të ndryshme të Serbisë. Përfaqësuesi i GIZI-t gjerman ka shprehur mirënjohje për gadishmërinë e të parit të Preshevës lidhur me bashkëpunimin dhe realizimin e studimit të fizibilitetit për ngrohjen në institucionet publike. Sipas përfaqësuesit gjerman së shpejti do të fillojë analiza teknike për studim të fizibilitetit për nxemjen në biomasë ku sipas tijë një përvojë e ngjajshme është aplikuar në komunat që kanë interesim të ndryshojnë mënyrën e sistemit të ngrohjes duke shfrytëzuar mënyrën e biomasës. Ai ka premtuar se në fazën fillestare do të realizohen edhe trajnime profesional për stafin komunal se si duhet të funksionojë.
Përfaqësuesi i GIZI-t gjerman, Rajnar Shellhas ka shprehur bindjen e tijë se bashkëpunimi dhe realizimi i punëve të mira në mes të pushtetit lokal të Preshevës dhe qeverisë gjermane do të vazhdojnë për ë jtësuar projekete që janë në të mirën e qytetarëve. Sipas tijë është kënaqesi e veçantë të përmendet se njohja në mes tyre ekziston edhe më herët meqë edhe i pari i Preshevës është i lindur dhe rritur në të njëjtën komunë në Gjermani nga ku vjen zyrtari gjerman.