Hapen dyert e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”, fillon procedura e çështjes pronsore
Ditë më parë nga inspektorët Republikan kundër zjarrit është blombuar objektit i Shtëpisë së Kulturës, ku me blombimin e objektit janë mbyllur edhe Biblioteka ”Mehemet Jusufi”, Rtv Presheva dhe Zyra e të rinj.
Kjo mbyllje është se deri më tash nuk është marrur asnjë leje që ky objekt të pajiset me sistemin kundër zjarrit, dhe bllombimi i këtij institucioni të rëndësishëm në Komunën të Preshevës është si pasojë e pushteteve të mëhershme të cilët nuk e kanë marrur me seriozitet këtë problem që me vite gjindet në SH.K.”Abdullah Krashnica”.
Pas mbylljes është proceduar menjëher që të fillohet procedura për aplikimin e marrjes së lejes së përdorimit dhe çështjes pronsore, me ç’rast sot janë hapur edhe dyert dhe ky institucion ka vazhduar lirshëm punën.