Lajme

Haradinaj: Beogradi më ftoi të bëhem pjesë e skenarit për ndarjen e Kosovës

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore.

Haradinaj ka thënë se Serbia e do ndarjen e Kosovës, dhe se skenari për ndarje është i presidentit Vuçiq, teksa ka folur për idenë e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.

Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.

Related Articles

Back to top button