Lajme

Haradinaj: Korrigjimi i kufijve, maskim për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish sot idenë për rishikimin e kufijve me Serbinë. Ai ka deklaruar se ky është maskim për ndarjen e Kosovës.

Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën, edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsilidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot.

Nuk jemi duke korrigjuar kufij, marrëveshje po korrigjojmë, sepse është bërë një marrëveshje gabim për kufirin Mali i Zi – Kosovë. Kufiri është në Qakorr, kufiri është në kullë, është bërë gabim në marrëveshje, e ata kanë ra dakord në dy drejtime, këtu falënderoj edhe presidentin Thaçi për kujdesin e tij në atë kohë, kryetarin Veseli edhe secilin që na ka ndihmuar të kryhet kjo marrëveshje. E kemi kryer demarkimin, me kryerjen e demarkimin janë arritur kushtet për liberalizim.

Ramush Haradinaj
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’. Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Related Articles

Back to top button