Kryetari Arifi ka zhvilluar takim me qytetarët dhe kryetar të Bashkësive Lokale (Video)
Ka përfunduar sot: ” Java e buxhetit 2019 ”
Sot është mbajtur takimi i paraparë me kryetarët e bashkësive lokale dhe me qytetarët e Komunës së Preshevës. Ky takim ishte i fundit në kuadër të “Javës së Buxhetit 2019” dhe kështu u realizuan të gjithë takimet e parapara të këtij aktivititeti.
Kryetari Komunës sot pranoi dhe diskutoi të gjithë kërkesat e të pranishmëve, ku theks të veçant iu dhanë rritjes së shërbimeve në drejtim të qytetarëve, si sigurimi i ujit të pishëm, menaxhimi me mbeturinat komunale, rregullimin e hapësirave publike (parqeve dhe këndeve të lojërave), hapësirave sportive, rekonstruimin e infrastrukturës shkollore, eliminimi i deponive të egra etj.
Për më shumë detaje, ju ftojmë të ndiqni konferencën e kryetarit të komunës Shqiprim Arifi.