LajmeOpinione

Mbyllja e Institucioneve “Selam” për unitet dhe zgjidhje përfundimtare të problemeve, e jo përçarjes të vazhdueshme

Dje pas mbylljes së Shtëpisë së Kulturës, bibliotekës e RTV Presheva, opozita pa u menduar mirë filloi me akuza kundrejt pozitës me pretekst se kjo e fundit po i mbyllë, që realisht është akuzë e pa bazë, për arsyje se:

Shtëpia e Kulturës ku në këtë objekt ndodhen biblioteka e qytetit dhe RTV Presheva është ndërtuar në kohën e qeverisjes së zotit Riza Halimit në vitin 2003-2004, ku kjo mbyllje dëshmon punën e asaj qeverisje që ka punuar pa plan dhe në mënyrë paushalle me një firmë nga Serbia qëndrore. Përpos kësaj edhe blloku tjetër opozitar me 12 vjet qeverisje nuk ka përmirësuar gabimet e qeverisjes së kaluar pasi që edhe kjo nuk ka pasur interesim. Pyes tani, nëse kryetari aktual paska faj për 1 vit qeverisje, çfar faji mund të kenë ata që qeverisën 16 dhe 12 vite?!!

Ato u mbyllën për shkak se nuk kan pasur elaboratin kundër zjarrit. Mirëpo, momenti kur u mbyllën Shtëpia e Kulturës, Biblioteka e RTVP përderisa pritej të mbahet festivali i ndërkombëtar i fotografis “Pre-Foto“ konsiderohet si një provokim nga autoritetet shtetërore.
Nga që, ato mund të shtynin për disa ditë më vonë për mos të provokuar në ditët e aktiviteteve artistike, kulturore kombëtare e ndërkombëtare.

Provokimet me avion dhe provokimet e fundit mendoj se japin më shumë një “selam” për opozitën dhe pozitën për të krijuar një unitet të faktorit politik shqiptar për protesta masovike për të çuar në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Mirëpo, opozita e ka sikletin më të madhë, si të vijë në pushtetin lokal në kuadër të Republikës së Serbisë për të marrë pozita se sa të bëjnë unitetin dhe gjithë sëbashku të kontribuoj në zgjidhjen e problemeve që kërkojnë në vazhdimësi.

Shkruan: Kujtim Sadriu

Related Articles

Back to top button