Ndodh edhe në Zvicër: Bie kabina e teleferikut, asnjë i lënduar
“Një funksion i mëtejshëm i kabinave pa kontrollin teknik, nuk është e mundur,” tha zëdhënësi i stacioneve malore Ralph Dietsche, përcjell albinfo.ch.
Në qytetin zviceran Frümsen SG duheshin të evakuohen nga kabina e teleferikut tetë pasagjerë të mërkurën mbrëma. Pak më parë kishte rënë një e tillë 12 metra në thellësi.
“Kabina bosh e teleferikut kishte rënë 200 metra larg stacionit malor Staubern në St. Gallen. Fatmirësisht askush nuk kishte brenda saj,” shkruan blick.ch. Kjo solli edhe ndalimin e lëvizjes së teleferikut për kontrolle të përimtësishme nga autoritetet.
“Një funksionim i mëtejshëm i kabinave pa kontrollimin teknik, nuk është e mundur,” tha zëdhënësi i stacioneve malore Ralph Dietsche, përcjell albinfo.ch.
Tetë pasagjerët të cilët u evakuuan më parë kishin pasur “fat në fatkeqësi”. Asnjëri nuk mbeti i lënduar, kjo edhe për shkak të intervenimit të shpejtë të autoriteteve.
Deri tani nuk dihet se pse kabina bosh është rrëzuar. Për amortizim nuk mund të bëhet fjalë, pasi ajo u hap këtë pranverë.
Teoritikisht mund të jetë edhe era e fortë gjatë mbrëmjes së mërkurë. Dëmet llogariten në disa mijëra franga.