Lajme

Në Zvicër dëbohet nga shitorja nëna që ushqeu foshnjën me gji

Ushqyerja me gji në publik është një temë aktuale në Zvicër. Kjo u bë e dukshme në një incident në Shoppi, në Spreitenbach

Kjo ishte një histori që zuri vend në titujt kryesorë të “Blick”: Michelle H. u dëbua nga një dyqan rrobash, nga një roje sigurie në Shoppi Spreitenbach, pasi ajo e kishte ushqyer me gji foshnjën e saj gjashtëmuajshe. Asaj i kishin thënë se këtë veprim nuk mund ta bëjë këtu. Nga zemërimi i madh, ajo rastin e bëri publik në Facebook, ku shkaktoi jehonë të madhe para se gazeta në fjalë ta shqyrtojë temën, transmeton Albinfo.ch.

Ushqyerja me gji në publik është një temë aktuale dhe shumë e përfolur në Zvicër. Si e trajtojnë nënat në Zvicër këtë veprim? “Për mua është gjëja më e natyrshme në botë,” thotë Sabine Feller, 32-vjeçare, nga Freienwil. Ajo është nënë e dy fëmijëve, njëri është trevjeçar, tjetri nëntëmuajsh. Më të riun ende e ushqen me gji. “Që nga fillimi, fëmijët i kam ushqyer me gji në publik. Për mua është me rëndësi që të jetë një vend i qetë, në mënyrë që fëmija im të jetë i mbrojtur ndaj vëzhgimeve të ndryshme”.

Në fillim ajo kishte vendosur gjithmonë një faculetë mbi kokën e foshnjës së saj, por sa më e rritur që bëhej ajo, aq më pak e përdorte, informon Albinfo.ch.

“Gjithsesi, gjatë të ushqyerit me gji, ndjehem e qetë dhe nuk më shikojnë të tjerët”.

Megjithatë, ajo gjithashtu ka pasur edhe një eksperiencë negative: “E vizituam një paradë festive, ku kishte shumë njerëz. Kur Anina kërkoi ushqim, pashë një çadër të braktisur dhe e pyeta një grua të moshuar nëse ishte në rregull që vajza të qëndronte e qetë në një kënd”. Aty ka pasur vetëm një vend për t’u ulur. Gruaja sikur e shikoi e habitur dhe i ka pohuar se është në rregull,”por vetëm në fund të çadrës, në mënyrë që askush të mos shohë”. Sabine Feller i kishte shkuar mendja se ky veprim nuk i kishte pëlqyer të moshuarës dhe foshnjën e saj e ushqeu në fund të disa shkallëve, përcjell Albinfo.ch.

Edhe Sandra Fox nuk e ka problem të ushqejë foshnjën me gji në publik: “Ushqyerja me gji për mua është shumë më e lehtë”, thotë 30-vjeçarja, nga Würenlingeni. Vajza e saj tani është 20 muajshe. “Një muaj e gjysmë më parë është dashur ta ndërprej të ushqyerit me gji, pasi për shkak të shtatzënisë nuk prodhoja më shumë qumësht. Por asnjëherë nuk e e kam pasur pengesë të ushqyerit me gji, qoftë në tren ose në restorant të Migros-it në Baden”. Bile, një herë foshnjën e kishte ushqyer edhe në një kabinë të rrobave në shitoren H & M: “Për mua, kjo është gjëja më normale në botë dhe unë ndjehem kaq e sigurt në ushqyerjen me gji, saqë është e garantuar që është edhe më pak e dukshme”.

Por, përse disa persona reagojnë në mënyrë negative për nënat që i ushqejnë foshnjat e veta me gji në publik? Isabel Horn është një këshilltare për të ushqyerit me gji në “La Leche League” dhe menaxhon “Kefenenë e të ushqyerit me gji (Still-Café) të Qendrës familjare `Karussell` në Baden. Ajo është e sigurt: “Gjiri është një tabu temë, ndërsa shoqëria jonë është ende shumë e matur”. Kjo tingëllon paradoksale përballë reklamimit të seksualizuar, që mund të vërehet nëpër shumë vende, njofton Albinfo.ch. Por, në sytë e nënës që ushqen fëmijën me gji, disa janë ende ndjehen të zënë ngushtë. “Në fund të fundit, ushqyerja me gji është përsëri në rritje e sipër”, thotë Horn. Qendrat e mëdha tregtare, të tilla si Shoppi, Tägipark në Wettingen apo dyqani i mobileve Ikea, kanë krijuar shumë mundësi për nënat që ushqejnë foshnjet me gji. Michelle H. gjithashtu e dinte se kishte një hapësirë të tillë në Shoppi, por ajo ishte në anën tjetër të qendrës dhe djali i saj ishte i uritur.

Sabina Feller nuk dëshiron të fshihet për ushqyerjen me gji: “Natyrisht, gjej heshtje të përsosur. Sigurisht që ka foshnje të cilat hutohen shpejt dhe kanë nevojë për qetësi për marrjen e ushqimit”. Por ajo mendon se gratë duhet të lejohen të ushqejnë me gji foshnjet kudoqoftë, transmeton Albinfo.ch.

Disa gjithashtu shkojnë edhe nëpër tualete publike, për shkak se ata janë të gatshme këtë veprim ta bëjnë në publik, thotë Horn. “Aty gjithçka mund të ketë, por jo edhe higjienë”.

Related Articles

Back to top button