Neglizhencën e pushteteve të kaluara po e shpaguajnë qytetarët duke i bllombuar institucionet publike
Neglizhencën e pa përgjegjshme të pushteve të kaluara tani po e shpaguajnë qytetarët duke u bllombuar dyert e institucioneve publike, tha kështu para pak minutash për portalin preshevacom,kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cil ka bërë një sqarim publik lidhur me bllombimin e shtëpisë së kulturës nga njerëz kompetent. Shkaku i bllombimit të këtijë institucioni është mos realizimi i projektit kundër zjarr që është dashur ta ketë patjetër Shtëpia e Kulturës në bazë të normativave ligjore, e që problem kryesorë është kontesti pronësoro- juridik.
Gjatë intervistës kryetari Arifi ka potencuar se për sqarime tani është dashur të ishin ish kryetarët e komunës të cilët nuk kanë rrespektuar asnjë normativë tek institucionet publike për funksionim normal. Në kuadër të objektit të Shtëpisë së Kulturës tani funksionon edhe Biblioteka e qytetit gjë për të cilën ekzekutivi premton që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë. Për zgjidhjen e këtijë problemi kryetari Shqiprim Arifi kërkon angazhim më të madh edhe nga drejtuesit e institucioneve publike që të jenë më të kujdesshëm në kryerjen e obligimeve ligjo.
Ndërsa TVP dhe PDSH sipas Arifit shfrytëzojnë hapësira e këtijë institucioni ilegalisht pa leje dhe të drejtë shfrytëzimi. Toka ku është ndërtuar shtëpia e kulturës një pjesë e saj i takon shtëpisë së shëndetit, pjesa tjetër sektorit të pylltarisë ndërsa objekti është i pushtetit lokal. Ajo që është shqetesuese për pushtetin lokal në Preshevë është fakti se shkresa e fundit ka ardh në kohën e qeverisjes së Ardita Sinani e cila nuk ka marrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem gjë për të cilën sot po i paguajnë qytetarët tanë duke i bllombuar institucionet publike për hir të neglizhencës së tyre, ka thënë ndër të tjera Arifi.
Sipas tij këtë javë ka filluar projekti kundër zjarrit në koordinim me shërbimin e pushtetit lokal dhe institucionet përkatëse për zgjidhjen e këtijë problemi.