Lajme
Nesër pas namazit të xhumas organizohet aksion për dhurimin e gjakut në xhamin “Ebu Beker Es-Sidik”
Këshilli i Xhamisë “Ebu Beker Es-Sidik” në Preshevë në bashkëpunim me Entin e Transfuzionit të gjakut organizon aksion për dhurimin e gjakut.
Aksioni mbahet nesër më datë 16.11.2018 (e xhuma), dhurimi i gjakut do të bëhet në ambientet e xhamisë mbas faljes së namazit të xhumas 12:30.
Gjaku i dhuruar do të përdoret vetëm për banorët e Luginës së Preshevës.
Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit.” (Maide 5:32)