Nikolla Gruevski ka ikur nga Maqedonia në Serbi përmes vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc
Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur nga Maqedonia në Serbi përmes vendkalimit ilegal kufitar Llojan-Miratoc, kanë njoftuar disa burime policore në Kumanovë.
Sipas këtyre burimeve, Gruevski ka ikur fillimisht nga Maqedonia në Serbi, e pastaj nga Serbia në Hungari, ku edhe ka njoftuar që zyrtarisht ka kërkuar azil.
Gjatë kalimit në Serbi, Gruevski ka pasur mbështetje të fuqishme nga ish partnerë të vetë në koalicionin qeveritar, kanë theksuar të njëjtat burime, duke mos precizuar se nga cilët partnerë ka pasur këtë përkrahje.
“Qytetarët e dinë fort mirë se kush kanë qenë partnerët më besnikë të Gruevskit. Pikërisht ata e kanë ndihmuar të kalojë nga Maqedonia në Serbi, e pastaj edhe në Hungari”, kanë thënë këto burime policore.
Ata kanë shtuar se para se të kalojë në Serbi, Gruevski disa ditë është strehuar në Reçicë, pa bë të ditur saktë nëse e kanë fjalën për Reçicën e Kumanovës që gjendet afër Llojanit, apo në Reçicën e Vogël (ose të madhe) të Tetovës.